Krimi? Ja çfarë ka ndryshuar…

Nga Ylli DYLGJERI

Dëgjojmë çdo ditë; Krimi, Klani, Politika, Familjet, lndividët, Peshqit e Mëdhenj etj, etj. Gjithkush ka eksperiencat dhe shembujt e jetës në këto vite. Unë kam shembujt e mi; Të dëgjuar apo të vrojtuar. Të dialoguar nga unë vetë, apo të treguar nga personazhet e mësipërm. Pra, çfarë ka ndryshuar?

Para zgjedhjeve

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tipologji banditi lëvizte me fuoristradë në qytetin ku ndodhesha si turist.  Diku, në një qytet tjetër, Ai lëvizte me makinë të blinduar. Herë e guidonte vetë në timon, e herë me shofer. E njihja në vite. Përshëndeteshim kur shkëmbeheshim në rrugë. Por ajo që më çuditi ishte gjendja e Tij sot, pas zgjedhjeve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dialog

Me kalon sërisht fuoristrada eTij tek këmbët. Parkohet në anë rrugës. I ofrohem në këmbë dhe trokas në xhamin e zi të pasëm…
Një buton ul xhamin. Më vjen menjëherë pyetja nga një zë i plotë:
-Çar kishe?
-X-in, doja të përshëndes?
-Shefi nuk është këtu.
-Ku është?
-Te makina e parë! (Makina e parë tani ishte Benc Mercedez)
-Po ju çar jeni?
-Ne punojmë për Shefin!
-Po Shefi çar punon?
-Pa punë!
Ky ishte dialogu.

Përfundimi

“Shefi” sot është me grup shoqërimi dhe… pa punë!!! Emrin le ta thotë zoti Lu.
Mbetën dhe 19-t

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?