Krimineli i famshëm kapet mat duke tradhtuar, reagon bashkëshortja
Krimineli më i bukur në botë, Jeremy Meeks është fotografuar duke u puthur me Chloe Green, vajzën e biznesmenit të njohur të Top Shop. Duket se një gjë e tillë ka përçarë marrëdhënien 8-vjecare, ku Melissa i ka qëndruar afër bukuroshit edhe gjatë rehabilitimit. Në Ditën e Pavarësisë së Amerikës, Jeremy publikoi një fotografi me djemtë e tij, ndërsa bashkëshortja po festonte me motrën e saj dhe nuk ka bërë asnjë kërkesë për divorc. Thuhet se ai është justifikuar, duke thënë se ishte flirt i momentit. “Asaj nuk i intereson aspak”, tha Michelle, motra e saj për Daily Mail në lidhje me pasaardhësen e miliarderit. Duket se askush nuk është i qartë për marrëdhënien e ciftit, sidomos Melissa që është më e prekura e ngjarjes. Ndërkohë, Chloe ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram, ku së fundmi kishte publikuar një fotografi me Jeremy, të shoqëruar me nënshkrimin: “Vetëm fillimi. Ne e vlerësojmë dashurinë dhe urrejtjen”.