Krishtlindje e bardhë në Mars? Studimi i ri konfirmon se borë bie por…

Krishlindjet mund ti festoni edhe në Mars. Një studim i ri, ka zbuluar se dëbora mund të bjerë edhe në Mars në një shkallë shumë më të lartë se sa të dhënat e përmendura më parë.

Raporti i botuar sot në revistën “Nature Geoscience”, zbulon se studiuesit francezë kishin zbuluar më parë se bora ka rënë në Mars në vitin 2008. Ata bënë gjetjen me ndihmën e një lazeri “Phoenix Mars Lander” të NASA-s, një anije kozmike robotike që u ul në Mars në vitin 2008.

Aymeric Spiga, autori kryesor i studimit tha: “Edhe pse përmban më pak avuj uji se sa atmosfera e Tokës, atmosfera e marsit pret re. Këto re, të përbëra nga grimcat e ujit dhe akullit, ndikojnë në transportin global të avujve të ujit dhe variacionet sezonale të depozitave të akullit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkencëtari gjithashtu e krahasoi borën e reshjeve në Mars me atë në Tokë. “Në Tokë, reshjet e borës mund të shihen me sy të lirë, dhe ne kemi kristale të dëborës, ndërsa në Mars ato janë shumë më të vogla. Sasia e ujit në përgjithësi është shumë e vogël, kështu që ju nuk do të jeni në gjendje të ndërtoni ndonjë qilar për Mars”.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?