Kristaq Mitro: Eva Alikaj dhe Ndriçim Xhepa ishin të lidhur, i ndau Margarita
Regjisori Kristaq Mitro është shprehur rreth një historie dashurie të ndodhur kohë më parë mes aktorëve Ndriçim Xhepa dhe Eva Alikaj, dashuri e cila nuk u aprovua kurrë nga nëna e aktorit, artistja Margarita Xhepa.
Regjisori në një intervistë për gazetën “Panorama” rikujton xhirimet e vitit 1982, kur po xhirohej filmi “Njeriu i mirë”.
Në atë kohë iu kërkua aktores Eva Alikaj që të puthte Bujar Asqeriun, por ajo refuzoi. “Eva ka qenë e lidhur me Ndriçim Xhepën.
Çifti nuk kishte bekimin e nënës së Çimit, Margaritës, e cila për shembull, nëse ajo puthje me Asqeriun do ndodhte, mund të justifikonte pretendimin e saj, që ata të mos ishin bashkë”.
Më pas regjisori ka vijuar se Margarita Xhepa i ka kërkuar që të ndikojë për ndarjen e Evës me Çimin.
“Më tha që nëse mundja, të ndikoja në ndarjen e tyre, përmes gjërave që mund t’i thosha për partnerin e saj. Eva këtë gjë e di, di gjithashtu përgjigjen time refuzuese, nuk mund t’i bëja këto gjëra.
Ajo kishte gjithë të drejtën e saj për të pretenduar ç’të donte për të birin, por nuk mund ta arrinte këtë gjë me këtë rrugë, madje më kujtohet si tani që gjëja e parë që i thashë, sapo më përmendi emrin e Alikajt, ishte: Po çfarë ka me të?! Është aq e mirë, sa po të mos isha i martuar, do ta merrja për nuse”- thotë Mitro gjatë intervistës.