Kritikat e Dumanit dhe Çelës për draftin e Kodit të ri Penal, Manja: Janë të mirëpritur në tryezë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është pyetur në lidhje me mos përfshirjen e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë në hartimin e draftit të Kodit Penal, por edhe për lirimin me kusht të burgosurve me dënim të përjetshëm. Ministri tha se nuk ka koment, por se do të ketë disa tryeza konsultimesh për pasurimin e draftit të Kodit të ri Penal dhe se edhe opinioni i drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, do të merret në konsideratë.

”Nuk kam koment, ftoj organet e drejtësisë, të mirëpritur grupet e interesit. Brenda muajit tetor duhet të ndryshojmë 6 direktiva në Kodin aktual, do të mbahet një tryezë e posaçme. Kemi bërë një reformë drejtësise unike në llojin e saj, politika që prej 2016 është distante nga drejtësia”, tha Manja.

Ministri theksoi se drafti i ri i Kodit Penal e vështirëson daljen nga qelitë të burgosurve me dënime të përjetshme. Manja tha se Kodi i ri Penal nuk e lë në dorë të gjykatësit, por janë disa rrethana që lejojnë lirimin e të burgosurve përjetë nga qelitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drafti i ri i Kodit Penal, ka përcaktuar një procedurë të veçantë të gjykimit për lirimin e të burgosurve me burgim të përjetshëm dhe ka treguar rrethanat për lirimin e tyre. Dhe i kanë dhënë përparësi viktimës, normalizimin e marrëdhënies me viktimës dhe kompensimit dhe dëmshpërblimin moral të viktimës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?