Kriza, gjobat e taksat. Si po falimentojnë mijëra biznese

Vetëm në 8 muajt e këtij viti janë depozituar rreth 3 mijë kërkesa për çregjistrim biznesi në Tiranë. ‘Monitor’ zotëron listën e plotë të këtyre sipërmarrjeve dhe ka realizuar një sondazh me një kampion përfaqësues prej 300 biznesesh. Nga kriza, konkurrenca e shtuar, gjobat, taksat e larta, kalimi nga biznes i vogël në të madh, të gjitha arsyet që po zhysin në krizë biznesin, ku ai i vogli është më i prekuri dhe më i dobëti për të mbijetuar. Qeveria qëndron indiferente dhe nuk ka asnjë strategji për të riorientuar ekonominë drejt një modeli më të qëndrueshëm për të “shpëtuar” (vetë)punësimin…

Elona Gina, në qershor të vitit 2015, vendosi që të hapte një biznes të vogël, bar-restorant, pranë zonës së liqenit artificial. Por nuk arriti të mbijetojë as për një vit. Kur arriti në pikën ku nuk po përballonte dot më barrën e taksave, presionin e inspektorëve të tatimeve përmes kontrolleve të shpeshta, së bashku me faturën e lartë të energjisë elektrike që vinte në fund të çdo muaji, ajo vendosi ta mbyllte aktivitetin. Tani ajo është një numër më shumë në statistikat e papunësisë.

Si Elona janë rreth 1500 biznese që kanë bërë kërkesë për çregjistrim në QKR, pa kaluar ende 12 muaj nga fillimi i aktivitetit. Shumë prej tyre, që u detyruan të regjistrohen kur filloi aksioni antiinformalitet, shpejt e kuptuan që të formalizuar nuk mund të mbijetonin…

…’Monitor’ ka siguruar nga tatimet, listën e bizneseve që kanë bërë kërkesë për çregjistrim në 8 muajt e parë të 2016-s në Tiranë. Në total janë rreth 3000 biznese të tilla, nga të cilët 82% janë biznes i vogël, 13% biznes i vogël me TVSh dhe 5% biznes i madh.

Image

Image

Image

SHKARKO APP