Kriza greke! Çfarë është “Operacioni Shqipëria”?

 

Ndërkohë që kriza greke dominon lajmet në mediat europiane, në Shqipëri nuk ka për fat të mirë një panik.

“Shqipëria ka regjimin e kursit luhatës të lirë të këmbimit valutor që nga viti 1992. Për rrjedhojë, një panik i mundshëm bankar është tërësisht i përballueshëm pa pasur nevojë për të mbajtur bankat e mbyllura. Kjo nuk do të thotë që një situatë paniku do të kalojë pa pasoja.

Shqipëria përjetoi një situatë të tillë në vitet 2001 dhe 2003. Në viteve 2000, një fushatë deklaratash nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha kundër bankave shtetërore të kohës, bindi një pjesë të qytetarëve të tërhiqnin depozitat e tyre në këto banka. Berisha deklaroi në atë kohë në mënyrë të përsëritur se bankat shtetërore qenë piramida dhe se paratë e depozituesve qenë keqpërdorur nga qeveria. Por bankat shtetërore të kohës kishin praktikisht burim të pashterrueshëm parash fizike nga Banka e Shqipërisë dhe rrjedhimisht, shlyen në kohë çdo kërkesë për tërheqje depozitash përgjatë të gjithë periudhës së krizës.

Në vitin 2002, një situatë e tillë u përsërit, por paniku kishte burim të paidentifikuar. Një pjesë e popullsisë zuri rradhë nëpër banka duke tërhequr kursimet e veta. Edhe në këtë rast nuk pati nevojë për të mbyllur bankat. Çdo kërkesë për tërheqje u plotësua.

Në rast se një krizë e tillë besimi do të prekë bankat shqiptare sot, e vetmja gjë që do të ndodhë është që bankat do të tërheqin financime nga Banka e Shqipërisë për të shlyer depozitat, të cilat pritet të rikthehen në sistem pas përfundimit të panikut,” shkruan gazetari Gjergj Erebara për agjencinë BIRN.

Megjithatë Komisioni Europian është i shqetësuar, por edhe i përgatitur për më të keqen.

Në rast se Greqia del nga Eurozona, KE ka një plan për të ndaluar përhapjen e krizës në Bulgari, Rumani, Qipro, Maqedoni dhe Shqipëri, shkruan gazeta serbe Blic.

Ky plan quhet “Operacioni Shqipëria” dhe ka në qendër ndihmën ndaj këtyre vendeve nëse përballen me krizë financiare akute.

Plani parashikon edhe shtetëzimin e degëve të bankave greke në vendet në fjalë si dhe kontrollin e kufizimin e lëvizjes së burimeve financiare.

SHKARKO APP