Krokodili mbërthen antilopën, dhe gjesti i hipopotamit

Kalimi i antilopave, zebrave, ipalave dhe shumë kafshëve të tjera barngrënëse nga njëra anë e lumit në tjetrën shkakton një kasaphanë të vërtetë dy herë në vit.

Në lumë gjenden nofullat vdekjeprurëse të krokodilëve të mëdhenj të Afrikës së Jugut. Por, kjo antilopë i shpëtoi mrekullisht vdekjes për shkak të një hipopotami.

Kafsha po mbërthehej nga krokodili, por ndërhyrja në kohë e hipopotamit i dha kafshës një fund të lumtur në anën tjetër të lumit. Videoja është filmuar rastësisht nga pensionisti Mervyn Van Wyk, 72 vjeç, i cili po vizitonte parkun Kruger të Afrikës së Jugut me gruan e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kafsha luftoi për jetën e saj për 8 minuta me nofullat e forta të krokodilit që e kishin mbërthyer. Kafsha e lodhur ishte gati të dorëzohej për të përfunduar në ujë, por hipopotami gjendet aty duke i dhënë antilopës një shans të dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mervyn tha: “Nuk mund ta besonim këtë gjë të rrallë. Unë kurrë nuk kam parë një kafshë që i vjen në ndihmë një kafshë tjetër, ishte thjesht mahnitëse.

Mbani mend në Kruger, mos nxitoni dhe gjithmonë jini të duruar sepse këto zbulime mahnitëse janë kudo”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?