Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci: Ka nisur shpërndarjen e pakove ushqimore për çdo familje në fshatin Obot

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale, ka ndarë me qytetarët pamje video nga mbërritja e asaj që ai e cilëson si “ndihmë konkrete për banorët e Obotit”, një zonë që vijon të mbetet e izoluar për shkak të pranisë së ujit në rrugën hyrëse të fshatit.

Në mesazhin e tij, Beci thekson se Bashkia Shkodër ka nisur shpërndarjen e pakove ushqimore për çdo familje në fshatin Obot, duke garantuar kështu furnizimin bazë për banorët që po përballen me vështirësi në lëvizje dhe akses shërbimesh. Paralelisht me ndihmën ushqimore, po sigurohet edhe furnizimi me ujë të pijshëm, si një nevojë jetike për komunitetin e prekur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndihma po ofrohet në bashkëpunim me Rezervat e Shtetit, në kuadër të angazhimit institucional për të qenë pranë qytetarëve në çdo situatë emergjente dhe për të reaguar me masa konkrete, përtej deklaratave formale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse aktualisht nuk ka prezencë uji në banesat e fshatit, Bashkia Shkodër ka zgjedhur të jetë e pranishme në terren, pranë çdo familjeje, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe duke ndjekur nga afër zhvillimin e situatës për aq kohë sa kjo gjendje e kërkon.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat bashkiake mbeten në gatishmëri të plotë, në koordinim të vazhdueshëm me institucionet qendrore, me qëllim garantimin e një reagimi të shpejtë dhe sigurimin e ndihmës konkrete për qytetarët e prekur.

“Pranë njerëzve, aty ku ka nevojë” – është mesazhi që shoqëron këtë ndërhyrje, duke reflektuar angazhimin për solidaritet dhe përgjegjësi institucionale në momente të vështira.

Albert Vataj / KJ

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?