Kryemadhi: Patëm oferta nga PS të votonim Gramoz Ruçin

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi flet për herë të parë te “5 pyetjet nga Babaramo” se pse 19 deputetët e kësaj force politike nuk e votuan zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.

Kryemadhi tha se vendimi ka qenë politik, përtej çështjeve personale. Ajo shtoi se ka pasur ndërhyrje nga përfaqësues të maxhorancës për të votuar Ruçin.

Drejt LSI ka pasur oferta, kërkesa, apo dhe shantazhe e presione për të marrë pjesë në votim“.

Kryemadhi përmendi emrin e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj i cili sipas saj i ka kërkuar të votojë Ruçin për postin e kreut të Kuvendit.

“Arben Ahmetaj më ka thënë pse nuk voton ti për Gramozin. Ndoshta kjo është normale se dhe unë po të isha në vend të Arbenit do i thoja pse nuk voton t’i Luan Ramën p.sh. Ne morëm një vendim në grup që do të qëndrojmë në sallë, por nuk do të marrim pjesë në grup. Kush votonte, mund të merrte pjesë por nuk do ishte më pjesë e grupit tonë“.

Ju keni qenë në PS, keni bashkëpunuar me Ruçin i cili ka qene sekretar i përgjithshëm kur Meta ishte në postin e kryeministrit. Patët një breje ndërgjegjeje që s’ia dhatë votën Ruçit?
Ajo s’ka të bëjë me çështje personale. Secili nga ne përfaqëson ditë atje. Maxhoranca e sotme përfaqëson pakicën dhe opozita shumicën, duke pasur parasysh dhunimin, presionin që i është bërë qytetarëve. Kjo gjë nuk ka të bëjë, ne jemi politikanë, përfaqësojmë popullin dhe jo interesat tona. Për aktivitet familjare tonat, është krejtësisht tjetër gjë.

Dy deputetë të PD i bie që kanë votuar Ruçin…
Është edhe një e pavlefshme…

Si e komentoni këtë?
Është ajo që thashë, qëndrimet politike janë politike, ato personale është tjetër. Rrjedhja e votave është më shumë një lojë, sikurse drejt LSI ka pasur oferta, kërkesa, apo dhe shantazhe e presione për të marrë pjesë në votim.

Ka pasur korrierë? Çfarë kërkonin?
Në mënyrë shoqërore, vjen, luajnë skena, fotografi, filmime, komentime, për të krijuar një lloj çorientimi. Ne akoma vazhdojmë tranzicion në politikë dhe kjo e stimulon një lloj dezinformimi. Por kjo është një çështje që nuk na përket më ne.

Kanë qenë bashkëpunëtorë të z.Rama?
Po kanë qenë nga më të ndryshmit, miq, kolegë. Arben Ahmetaj më ka thënë pse nuk voton ti për Gramozin. Ndoshta kjo është normale se dhe unë po të isha në vend të Arbenit do i thoja pse nuk voton t’i Luan Ramën p.sh. Ne morëm një vendim në grup që do të qëndrojmë në sallë, por nuk do të marrim pjesë në grup. Kush votonte, mund të merrte pjesë por nuk do ishte më pjesë e grupit tonë.

Rama tha se vepruat kështu nga frika e rrjedhjes së votave…
Nuk është ashtu siç thotë z.Rama. Çështja e opozitës s’është çështje numrash, por morali dhe sfidat që t’i i hap qeverisë. Jam e bindur që qeveria do bëjë presione e shantazhe ndaj deputetëve të LSI për evazione etj.

E besoni alibinë e deputetëve të PD se votat u vodhën…
Kjo është mungesë eksperience. Lënë për të dëshiruar. Ka mungesë koordinimi në grup. Ka qenë një lapsus i momentit ose dëshpërim. Dalin 2-3 deputetë që thyejnë vendimin e grupit dhe kjo ka shkaktuar revoltë.

Po qëndrimin e Berishës?
Unë ndjej debulesë për të, me të mirat e të këqijat që kemi të gjithë, por është një nga politikanët më me eksperiencë, më të qëndrueshëm dhe nëse fjalët që kanë qarkulluar, ai ka shumë të drejtë sepse është një parti e ndërtuar me gjak, djersë dhe me mund. Dhe normalisht nuk mund të cenojnë imazhin e një partie politike kushdo qoftë ajo. Njerëzit që vijnë, të rinj, nuk mund t’i marrin as fytyrë, as imazhin dhe as identitetin partisë. Prandaj ai ka pasur të drejtë.

Z.Rama ka shprehur rezerva për drejtimin e Kuvendit nga z.Meta…
Pakënaqësi kam edhe unë. Meta ka qenë preferencial në drejtimin e Kuvendit. Jo për fjalën që i jepte z.Berisha dhe deputetëve të PS, por diskriminonte ata të LSI. Këtu ka të drejtë z.Rama. Ky ishte një lloj gabimi që ka bërë. Unë shpresoj që z.Ruçi të jetë i drejtpërdrejtë dhe të respektojë rregulloren.

SHKARKO APP