Kryeministri Antireforme!

Nga Arian Galdini/Tony Hall njihet ne SHBA si nje nder personalitetet me te nderuara politike te Kongresit Amerikan por edhe te Departamentit te Shtetit. Madje ai eshte propozuar disa here edhe per te mare cmimin Nobel per Paqen, ne saje te disa sherbimeve te cmuara qe ka bere ne luften kunder varferise ne bote, si edhe ne disa negociata delikate ne situata te ndezura konfliktesh a lufte ne vende te ndryshme ne glob. Kur ai u be demokrati i pare i thirrur nga Presidenti Bush per te lene karrigen e tij si Kongresman dhe te merte detyren e rendesishme te Ambasadorit te SHBA ne OKB per FAO, etj, gjithkush u habit nga lehtesia me te cilen Tony Hall e pranoi kete detyre nen nje President Republikan. Kjo bente habi edhe sepse shpesh here brenda demokrateve ne SHBA pothuajse sa here ka patur primare per Kandidatet per President,  emri i Toni Hall ka dale ne skene si Kandidat i mundshem per Zv/President. Kur ai ishte Ambasador i SHBA me ben mua nje ftese miqesore per te shkuar si i ftuari tij ne Rezidences e Ambasades Amerikane ne Rome, Itali, per te kaluar disa dite se bashku me Tony Hall dhe bashkeshorten e tij Janet. Sigurisht une shkova bashke me nje grup miqsh me te cilet punonim bashke si ekip ne kuader te FDE – Forumi per Demokraci dhe Etike. Sapo zbritem ne Fiumicino ne djemte e rinj e te thjeshte nga Shqiperia u habitem kur pame gjithe drejtuesit e Aeroportit se bashku me nje ushtri me karabiniere qe po na prisnin me te gjitha nderimet ne Aeroport. Ambasadori Toni Hall ishte aty duke na pritur se bashku me Drejtorin e Pergjithshem te Fiumicino. Truprojat e Ambasadorit Amerikan ishin disa italiane te cilet pasi beme miqesi ne ditet qe kaluam ne Rome, mesuam se ishin Kampione Olimpike qitjeje dhe sportesh marciale. Njeri prej tyre na pyet: Po ju cfare jeni ne Shqiperi? Dhe Ereniku, miku im artist dhe muzikant  i pergjigjet: Grup muzikor, e qesh me te madhe nga kenaqesia. Gjithcka ndjenim ne djemte e thjeshte nga Shqiperia, ne ato momente eshte e pashpjegueshme, ngazellyese, e paharrueshme. Por ajo qe neve na la pafjale ishte dalja nga Aeroporti kur pasi hypem ne makinat e Ambasades Amerikane, morem rrugen drejt Kryeqytetit italian. Aty ne kuptuam se Ambasada Amerikane, nuk eshte Ambasade Amerikane vetem ne Tirane, por edhe ne Romen e Cezarit, Berluskonit dhe Renzit. Ne patem mundesine, fatin dhe privilegjin qe per gati 1 jave te jetonim ne Rezidencen e nje Ambasadori Amerikan, te kalonim diten me te, ne zyren e tij, e me njerezit e tij. Tony Hall e do shume Shqiperine. Ndaj edhe donte qe ne te ndiheshim sa me mire me mikpritjen e tij. Shpesh na pyeste per nivelin e larte te konfliktualitetit qe ka politika shqiptare, e sesi ai nuk e kuptonte dot kete mungese kulture dialogu dhe bashkerendimi mes politikaneve shqiptare. Madje nje dite ai na thote: A e dini se kur vietkonget vrisnin pa meshire djemte tane, ushtaret amerikane ne Vietnam, e kur ne i digjnim me napalm vietkonget, Ho Shi Min lideri i vietkongeve negocionte ne Paris me ne? Kurre nuk duhet nderprere komunikimi, dialogu  negociata, as mes armiqve me te betuar…
Mua me eshte ngulitur thelle ne mendje kjo qe Tony Hall na tha ate dite ne Rome, ca vite me pare.
E mu kujtua e forte kjo qe Tony Hall na tha, diten qe pashe Kryeministrin Edi Rama dhe Liderin e Opozites Lulzim Basha te uleshin ne Tryezen e Dialogut.
Ne Shqiperi, ky takim nuk eshte lajm, por kryelajm. Kryeministri dhe Lideri i Opozites ne vendin tone kane kulture dhe natyralitet pune, mostakimin dhe moskomunikimin me njeri tjetrin. Takimi i tyre eshte dalje nga rrjedha normale, eshte ndodhi e parrokshme nga dijenite e perditesise sone. E te gjithe prisnin me deshire a ankth frytet e kesaj ndodhie ‘anormale’. Por c’ndodhi ne fakt? Tryeza ishte e ‘anormale’, frytet e cka ndodhi pas mbylljes se Tryezes na ktheu vrik ne normalitetin tone te dasive, akuzave, mosmarreveshjeve dhe pafrytesive.
Dialogu ndodhi si prishje rrjedhe, si kalim pengese, e nuk u zhvillua si akt, e as si mundesi.
Dialogu ndodhi per te mos u bere. Dialogu nuk u lejua te behej per te krijuar ndodhi, e nga ndodhia te ngjizej nje gjendje, e nga gjendja te rritej nje kulture.
Me 3 ora takim, u prashit ne uje.
Tony Hall, po te ishte ate nate para ekranit do te kishte shqyer syte nga habia. E do te pyeste: A thua valle mjaftojne 3 ore dialog per te mbushur a zhbere 3 vjet lufte te ashper politike?
Asnjeri nder ne nuk e besonte se ne 3 ore, Edi Rama dhe Lulzim Basha do te shkrinin gjithe akujt e akuzave dhe kundershtive reciproke, e as do te shuanin te gjithe zjarrin e luftes dhe emocioneve te ligeshta te shkembyera me njeri tjetrin ne se paku 3 vitet e fundit.
Pikerisht ketu lind edhe pikepyetja me e madhe.
Cfare e shtyu Kryeministrin Edi Rama te shkonte ne dialog me Liderin e Opozites Lulzim Basha, me fjalim te parapergatitur?
Edhe nese ka qene me dy fjalime neper xhepa, njerin te suksesit e tjetrin te deshtimit te Tryezes, cfare e ka bere te mendoje se 3 ore mjaftojne per ta permbyllur dialogun?
Tony Hall do te thoshte se dialogu kerkon shume perkushtim, kohe, e shume takime, shume. Sidomos kur dialogu mberrin ne nivelet me te larta te vendim-marresve  pritet qe ata te kene vullnetin te mberrijne drejt suksesit sepse ata jane autoriteti i fundem qe jep gjithe kohen e nevojshme, hapesiren dhe fuqine e zgjidhjeve.
Vetem nese aktoret ulen ne Tryeze me paracaktim mosmberritjen e zgjidhjeve, ndodh qe dialogu eshte kohe e shkuar dem, e i panevojshem.
Nje Kryeminister me dy fjalime, me krijon pershtypjen e nje Kryeministri me paracaktim te rezultatit te dialogut. Shkurt dhe qarte, 3 ore per Kryeministrin jane vetem rituali per te lexuar njerin nga fjalimet qe ka ne xhep. Ketu, pyetjet verrshojne lume. Sepsd ne donim Reformen ne Drejtesi, jo fjalimin e xhepit te majte apo te djathte te Kryeministrit.
Kryeministri na dha fjalimin JO, e kurrkund nuk dha asnje gjase a shenje se do te na jape Reforme ne Drejtesi.
C’eshte me e rendesishmja, une nuk arrij dot ta kuptoj nje Kryeminister qe mezi pret te mbaroje dialogu, pra td kryhet rituali, e ai te rende drejt foltores per te kenduar kengen e deshetimit dhe theksuar refrenin e fajesimit te Opozites.
Si eshte e mundur qe ky Kryeminister sillet si kalama qe ben lojera femijesh E ka kush e ka, dhe nuk kafshon aspak gjuhen qe te mos shpalle deshtimin?
Apo ka bindjen se i ben fjalimet e bukura, e nuk mund ti shperdoroje kot neper xhepa  i ka qe i ka?
Si eshte e mundur qe ky Kryeminister ulet ne Tryeze si kalama, e del si kalama, sepse sjellja dhe ligjerimi i tij e bejne te  ngjaje i tille. Ai ulet ne Tryeze se ia kerkojne xhaxhat dhe Tetat Nderkombetare.  Kercellen dhembet kur u drejtohet opozitareve se ju do pranoni kushtet e mia se perndryshe do tjua tregojne qejfin xhaxhat dhe tetat nderkombetare, fut ne xhepa dy pako biskotash me fjalime dhe mezi pret te cohet nga Tryeza, per te gerthitur: Keta te Opozites e kane fajin.
Me kalama se kaq nuk mund te kete.
Nje burre shteti ulet ne tryezen e dialogut me autoritet te plote per vendim-marrje e zgjidhje.
Nje kalama ulet vetem per te fajesuar te tjeret e per te ngrene  biskotat qe ka ne xhep si fjalime.
Nje burre shteti nuk e trajton Opoziten si dekoracion e as si bezdi. Nje Kryeminister qe e do Reformen ne Drejtesi, nuk e shpall ate as si premtim elektoral dhe as si vizion qeveritar. Sepse Reforma ne Drejtesi eshte qartesisht nje Reforme per Shtetberje, kesisoj ka nevoje qe te gjithe te jene aty si bashkeautore dhe bashkeudhetare.
Sa per flaksibilitetin e Qeverise, eshte mire te themi se as Dialogu dhe as Reforma, nuk jane koncensione qeveritare.
Dialogu dhe Reforma jane akte themeltare demokratike dhe shtetberese. Sepse ta therrasesh Opoziten ne dialog me dy fjalime ne xhep, e pastaj ti thuash se Reforma eshte premtim elektoral dhe vizion i Qeverise, eshte njelloj si tu mbytesh gojen me beton, e ti kthesh ne monumente pa fjale e levizje opozitaret.
Thirrja ime per Ambasadorin Lu dhe Ambasadoren Vlahutin eshte e drejtperdrdjte: Kujdesi per femijet tane dhe brezat e ardhshem ne kete vendin tone, ju ben nder ne misionin tuaj. Ndaj ne ju jemi mirenjohes. Thellesisht mirenjohes per perpjekjen dhe angazhimin tuaj per miratimin e Reformes ne Drejtesi. Ne te gjithe e duam Reformen ne Drejtesi. Ne e konsiderojme si domosdoshmeri jetike miratimin e sameparshem te Reformes ne Drejtesi. Ju kerkojme qe te beni edhe me shume. Nxirrni te palarat e kesaj klase politike, thoni cdo te vertete qe dini per kete klase politike, haptazi ne media e publik, shpallini nongrata ata e ato qe ju mendoni se e meritojne te shpallen nongrata. Radikalizoni reagimet e deklarimet tuaja, qe ne tju jemi edhe me shume mirenjohes. Por kujdes, mos ngaterroni kujdesin per femijet tane dhe te ardhmen tyre, me kujdesin per nje Kryeminister kalama dhe te ardhmen e tij.

SHKARKO APP