Kryeministri Edi Rama poston pamjet nga pritja në Abu Dhabi, në fokus nxitja e investimeve strategjike në vend

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë “Abu Dhabi Sustainability Week 2026” (ADSW), një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare kushtuar zhvillimit të qëndrueshëm. Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Abu Dhabi.

”Si gjithnjë të mikpritur vëllazërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, këtë herë me ftesë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, për të diskutuar projektet e përbashkëta në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm”,-shkruan Rama.

Ky event global mbledh së bashku krerë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të lartë të biznesit, institucioneve ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, për të diskutuar mbi sfidat aktuale dhe perspektivat e së ardhmes në fusha si energjia e rinovueshme, mbrojtja e mjedisit, inovacioni dhe ekonomia e gjelbër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesëmarrja e kreut të qeverisë shqiptare në këtë forum synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe prezantimin e angazhimeve të Shqipërisë në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe tranzicionit energjetik, si dhe nxitjen e investimeve strategjike në vend. Në kuadër të vizitës, pritet që Rama të zhvillojë edhe takime dypalëshe me liderë dhe përfaqësues të rëndësishëm ndërkombëtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?