Kryeministri: Eurostat na vlerësoi për uljen e çmimit të energjisë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një statistike të Eurostat ku tregohet ndryshimi në çmimin për konsumatorët familjarë në Europë.

Sipas Eurostat, në vitin 2015 Shqipëria ka uljen më të madhe të çmimit të energjisë per konsumatorët familiar në Europë me -30%. Në uljen e çmimit ka ndikuar heqja e fashës 300kw dhe ulja mesatar e çmimit të enrgjisë në 9.5lekë/Kw. Shqipëria renditet ndër tre vendet me çmimet më të lira të energjisë për konsumatorët familjarë në Europë.

“Qentë le të lehin karvani do ecë përpara. Tregojani këtë fakt kuptimplotë të reformës historike të energjisë, të gjjthë gënjeshtarëve e sharlatanëve që ju thonë papushim se u rrit çmimi i energjisë! Ne nuk do të ndalemi në rrugën e reformave reale për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër. Dhe as do të mjaftohemi kurrësesi me sa është arritur në sektorin e energjisë. Jemi krenarë për sa shume kemi bërë, por aspak të kënaqur. Sepse ambicia jonë është ta kthejmë sektorin elektro-energjitik shqiptar, në një model të Gjeneratës Tjetër; me një shërbim shembullor për klientët dhe fuqi udhëheqëse për rritjen e ekonomisë kombëtare e të mirëqenies shoqërore. Drejtimi i Duhur. Shqipëria e Gjeneratës tjetër”, shkruan kryeministri Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”.

SHKARKO APP