Kryeministri Rama mbledh kryesinë e PS. Çfarë u diskutua
Kryeministri Rama ka mbledhur paraditen e sotme kryesinë e Partisë Socialiste. Mbledhja ka zgjatur vetëm 30 minuta dhe mediat kanë zbuluar porositë e Ramës drejtuar socialistëve.
“Ta shtrijmë dialogun me bazën dhe të përqendrohemi në bashki të caktuara. Të forcojmë bashkëpunimin me bazën socialiste dhe të jemi të përgatitur për çdo pasojë ekonomike që mund të prodhojë lufta në Lindjen e Mesme”, mësohet të ketë thënë kryeministri.
Rama ka paralajmëruar edhe nisjen e zgjedhjeve brenda partisë në qershor.
KOHA JONË SONDAZH

