Kryeministri Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave, çfarë pritet të diskutohet
Lajme E Enjte, 8 Janar 2026 13:58
Kryeministri Edi Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 08:30, ndërsa pritet të diskutohet në lidhje me masat për të përballuar përmbytjet që kanë “pushtuar” vendin në ditët e fundit.
Do të analizohet situata aktuale dhe çfarë ndërhyrjesh të tjera shtetërore do të duhet të ndërmerren.
Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe për dëmshpërblimet për të prekurit nga kjo situatë.
KOHA JONË SONDAZH

