Kryeministri Rama për çmimin e naftës: Nëse heqim taksën e qarkullimit, 4-fishohet!

Kreu i PS-së dhe njëherazi, kryeministri Edi Rama ndodhet në Asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë 7 në Tiranë. Rama shprehet i bindur se Tirana do të mbetet nën qeverisjen e socialistëve edhe pas zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Lidhur me çmimin e naftës që është edhe shqetësim kryesor për qytetarët e jo vetëm, Rama tha se çmimi është rritur kudo. Ai tha se është marrë parasysh heqja e taksës së qarkullimit, por kjo do të sillte rritjen e katërfishtë të çmimit.

”Ne e kemi bërë llogarinë, nëse ne e heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës, çmimi do të bjerë, por ama të gjithë ata që kanë një automjet, o të duhet të paguajnë 4-fishin e asaj që u bie sot, mesatarisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend që ti ngarkojmë me 4-fishin të gjithë, ne e kemi menduar që më mirë, kush shpenzon më shumë naftë, paguan më shumë. Në njëfarë mënyre, ata që djegin më shumë karburant, janë më ndotës”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?