Kryeministri Rama: Po përgatitemi të prezantojmë investime shumë të mëdha në turizëm cilësor

Kryeministri Edi Rama informoi sot se po përgatiten investime shumë të mëdha që synojnë turizëm të një profili dhe cilësie tjetër.

Kryeministri Rama mori pjesë në edicionin e dytë të MatchMaker Albania, platforma e biznesit që bashkon investitorë, kompani dhe institucione vendase dhe ndërkombëtare, me mbi 1000 pjesëmarrës dhe më shumë se 400 takime të planifikuara.

Duke u ndalur fillimisht te turizmi, Rama theksoi se “fushat që prezanton ky panair reflektojnë thelbin e ndryshimit që modeli ynë ekonomik ka sjellë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Panairet kanë qenë gjithmonë një mënyrë për të treguar histori. Ja ku vijmë sot në një epokë ndryshe në një gjeneratë sipërmarrjeje ndryshe, për ne dhe aq sa është për botën. Gjëja më e mirë është që Shqipëria reflekton kohën e botës. MatchMaker Albania nisi si një histori suksesi falë falë personit që drejton agjencinë. E kanë çuar në një nivel tjetër, vlen të thuhet që mund ta bëjnë sepse kanë shumë gjëra për të treguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot është më e lehtë seç ka qenë, që njerëzit të kthehen në Shqipëri. Shqipëria është një vend që të gjithë duhet ta vizitojnë. Jemi shumë të lumtur të shohim që jo vetëm ambicia jonë, por edhe e atyre që kthejnë kokën në Shqipërinë që po zhvillohet dita ditës”, u shpreh Rama.

Kjo, sipas kryeministrit, jo vetëm në kuptimin e shifrave por në kuptimin e një portofoli shumë të larmishëm mundësish, që shkon nga turisti individual që i pëlqen të humbasë në majat e maleve te grupet e mëdha të turistëve që duan të vijnë të eksplorojnë vendin.

“Po përgatitemi të prezantojmë investime shumë të mëdha që janë në gamën e miliardave dhe synojnë të promovojnë jo vetëm destinacionet turistike të Shqipërisë, por një turizëm të një profili e cilësie tjetër, të një niveli tjetër qëndrueshmërie”, shtoi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?