Kryeministri Rama ”romantik”, feston 52 vjetorin në Paris

Këtë vit, Kryeministrin e vendit data e shënuar e lindjes e ka gjetur në vizitë në Paris. Rama merr pjesë në samitit të BE për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i vendit ka lindur në datën 4.07.1964 në Tiranë dhe sot ai feston 52 vjetorin e lindjes.

Samiti në Paris ku marrin pjesë liderëve të Ballkanit Perëndimor.Mes të pranishmëve do të jenë presidenti francez Fransua Holland, kancelarja gjermane Angela Merkel, si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.

Në këtë samit, që është i treti me radhë në kuadër të të ashtuquajturit “Proces i Berlinit”, marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i Malit të Zi Millo Gjukanoviç. Të pranishëm do të jenë edhe zyrtarët më të lartë të Maqedonisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Në këtë takim marrin pjesë edhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së, Sllovenisë dhe Kroacisë.

SHKARKO APP