Kryeministri Rama, takim 40 minuta me Presidentin Begaj

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot në Pallatin e Brigadave Presidentin Bajram Begaj.

Takimi ka zgjatur 40 minuta në Pallatin e Brigadave.

Takimi vjen kur vetëm pak ditë më parë Rama njoftoi ndryshime në qeveri, ndërsa sot ndryshimet ia ka dorëzuar kreut të shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në takim Kryeministrin, Edi Rama.
Kryeministri paraqiti në takim propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar.
Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave”, thotë Presidenca në njoftimin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshimet në Qeveri:

Belinda Balluku largohet nga detyra dhe zëvendësohet nga Enea Karakaçi, i cili merr postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Albana Koçiu zëvendëson Belinda Ballukun në detyrën si zv/kryeministre.

Besfort Lamallari emërohet Ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar Albana Koçiun.

Toni Gogu merr postin e Ministrit të Drejtësisë, duke zëvendësuar Besfort Lamallarin.

Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm, ndërsa nga detyra largohet Elisa Spiropali.

Ermal Nufi merr detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vengun.

Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?