Kryeministri Rama takohet me Mitsotakis dhe Michel në Londër (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili po mbahet në Britaninë e Madhe.

Fotot i ka publikuar minstrja Elisa Spiropali.

“Blenheim Palace, Mbretëria e Bashkuar, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Europian, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis”, shkruan Spiropali.

SHKARKO APP