Kryeministri Rama takon të rinjtë e PD-së, “Tirana në drejtimin e duhur, edhe me ta!”
Kryeministri Edi Rama, pas fushatës mbyllëse me elektoratin e majtë, ka shfrytëzuar kohën kur po pushonte në një nga lokalet e kryeqytetit, qw të takonte edhe simpatizantë të PD-së, që merren fushatë.
“Mbrëmë rastësisht e miqësisht me të rinj të PD,” – theksoi Rama në Twitter, por më tej shtoi se “Tirana do të ecë në drejtimin e duhur edhe për ta, pas 21 qershorit!”.
Kryeministri Edi Rama ka kohë që shprehet i sigurtë për fitoren e së majtës në këto zgjedhje, ndaj edhe duket se me takimin e fundit, u ka sugjeruar publikisht të rinjve nga krahu tjetër që të bëjnë përpjekje të kota, “por të ecin edhe ata në drejtimin e duhur.”