Kryeson listën e Dibrës, deputetja-Ramës: Hapi sytë, Basha i vlerëson gratë

Edi Rama ironizoi rivalin e tij politik për gjobën që KQZ i ka vendosur PD-së sepse nuk ka respektuar barazinë gjinore. Këtë mesazh Rama e dha nga Burreli por që nuk është mirëpritur, mdaje është kundërshtuar nga Dhurata Çupi, deputetja e PD-së e cila kryeson listën e PD-së në Dibër.

Me anë të një postimi në facebook, deputetja i është drejtuar Ramës duke i thënë që të hap sytë, dhe të mos flasë për gratë, sidomos ato të Dibrës.

“z.Kryeministër ti do të ishe i fundit që mund të flisje për gratë dhe për respektin ndaj tyre në qarkun e Dibrës. Po të kujtoj se s’ka kaluar as një vit kur u përsëritën zgjedhjet lokale, pikërisht për shkak të sjelljes aspak etike të zyrtarëve të tu në raport me gratë”, shkruan Çupi në një status në facebook.

Sipas saj, PD dhe Lulzim Basha jo vetëm i vlerëson gratë por këtë e treguar duke ja besuar deputetes drejtimin e ekipit të Qarkut të Dibrës.

“Asnjëherë askush në PD nuk i do gratë si fasadë në politikë. Jam e bindur se mesazhet e tua pa takt ndaj banorëve të Burrelit,Matianët do ti japin përgjigjen e duhur me 25 qershor. Republika e Re, ekonomi e fortë e nesërme e sigurë. Lulzim Basha Kryeministër. Votojmë nr 6 me 25 qershor”,- shton deputetja.

SHKARKO APP