Kryetar i LRI Durrës: Durrësi votë kundër shkatërrimit, durrsakët votojnë numrin 1!

Nga Arb Shtylla*Të ashtu quajturat sondazhe në Durrës po tentojnë të përhapin tymnajë mediatike, por askush nuk ka për ta arritur këtë gjë. Sepse forca jonë e madhe është mbështetja e gjerë popullore, besimi që njerëzit kanë te ne dhe për të cilën ne ju detyrohemi të jemi më pranë tyre. Prandaj në cilësinë e kryetarit të LRI për Durrësit, ftoj të gjithë simpatizantët tanë dhe veçanërisht të rinjtë,  të vazhdojmë rrugën e tonë drejt fitores së padiskutueshme, drejt rrugës së pandalshme për të votuar numrin 1 dhe për ta  nxjerrë LSI forcë të parë në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë. Partinë Socialiste e ka kapur paniku se po I ikin njerëzit dhe po afrohen te LSI. Por qytetarët kanë nevojë më shumë se kurrë për dyer që rrinë dhe janë të hapura në çdo kohë dhe jo vetëm në fushatë elektorale. Qytetarët durrsak do japin votën kundër betonizimit të qytetit , votë kundër shkatërrimit të vlerave arkeologjike, votë kundër presioneve për vendin e punës, votë kundër mungesës së ujit të pijshëm në shtëpitë e tyre, votë kundër Vangjush Dakos që ka10 vite  që tallet me fatin e qytetit dhe qytetarit durrsak!  Prandaj të dashur përfaqësues të kampit të maviosur, rrini larg LSI, larg njerëzve tanë që kanë dëshirën dhe forcën për të arritur fitore spektakolare që do të nis nga Durrësi dhe do të triumfojë në të gjithë vendin. Rrini sa më larg presioneve për ti hequr nga puna, rrini sa më larg punësimeve alla sezonale elektorale, sepse qyetetaria durrsake e ka bërë zgjedhjen e saj!

Të rinjtë e LRI janë forca jonë më e madhe që nuk e ndal dot as tentative për baltosje që ju doni  të bëni pa shkak, apo më keq akoma që shkon deri në heqje dritash apo uji. Asnjë presion që ushtron administrate tatimore në bizneset e vogla të qytetit nuk do të nda verdiktin për një shans për Durrësin.  Institucionet shtetërore janë pronë e përbashkët e qytetarëve shqipëtarë dhe nuk janë pronë e asnjë partie politike, as e kampit të mavioosur që e ka zënë paniku I humbjes së pushtetit ! LSI në këto momente vendimtare për të ardhmen Durrësit, fton çdo qytetar të bëjë zgjedhjen e saj më të mirë, të bëjnë zgjedhjen e votës së lirë dhe të ndershme.

Këtë e ka treguar në këto 4 vite përballë arrogancës së pashembull të unfiromave mavi, ku anëtarët e saj me integegrit të lartë  sot janë ish anëtarë sepse nuk gjetën atë që besuan dhe u premtuan!

Ka ikur koha e fjalëve dhe premtimeve të pambajtura, sot është dita kur ti duhet të vendosësh me votën tënde!

T’i rikthejmë Durrësit dinjitetin e munguar, Vota e Durrësit do të shkojë për Numrin 1, më 25 Qershor!

Partia nuk është pronë e një njeriu, sic ndodh në Durrës, por është bashkim ideshë mes grupimeve të mëdha të njerëzve, sepse cdokush është “lider” I ideve të tij, është “lider” I zgjedhjeve të lira që më pas përkthehen në  përkrahje. Kjo na diferencon dhe na bën zërin më të fuqishëm të çdo qytetari në Durrës dhe anë e mbanë vendit! Ne dimë të jemi një familje e madhe!

*Kryetar i LRI Durrës. Kandidat për Deputet Qarku Durrës, i katërti në Listën e LSI-së.

SHKARKO APP