Kryetari me pallë në dorë…!
Lajme E Mërkurë, 21 Prill 2021 13:33
Në video skandalin e publikuar nga emisioni “Te paekspozuarit” ku kreu i bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili i kërkon marrëdhënie seksuale një vazje të re 20 vjeçare në këmbim të vendit të punës, del qarte se ai ka bërë kërdinë me femra në bashkinë që djejtonte. Dyshimet lindin nga vetë fjalët e kryebashkiakut, se ai është i përfshirë edhe në afera të tjera seksuale. Madje vajza që ka bërë denoncimin e thotë troç në intervistën që i ka dhënë Ora Neës: “Unë e bërë këtë denoncim edhe në emër të vajzave dhe grave të tjera të cilave ai i ka bërë të njëjtën gjë si mua”
Gjatë bisedës së Xhelilit me vajzën në videon e publikuar në “Ora News”, e reja e pyet kreun e bashkisë për lidhje me sekretaren e tij dhe ai i përgjigjet se në zyrë nuk kanë bërë asnjëherë marrëdhënie, veçse kur dilnin jashtë saj.
“Në zyrë veç muhabet bëjshim, rrihshim e i thojshim që të mos na shqetësojë kush”, thotë ai.
Ai shton më tej” Dilshim në Tiranë. Sekse bëjshim ça të bëjshim. Sikur do kënaqesh ti tashti. Sa kohë ka që të kam kërkuar për të dalë”, i përgjigjet Shukriu pyetjeve të vajzës në makinë.