Kthehet më herët nga ndeshja, i zhgënjyer nga goli i tretë që pësoi Milan, gjen gruan me të dashurin

 

U kthye njëcerek ore më parë nga bari që kishte shkuar për të parë ndeshjen Sassuolo – Milan, i zhgënjyer nga goli i tretë që emilianët i kishin shënuar skuadrës së zemrës. Por në shtëpi, gjen gruan nën shoqërinë e një burri tjetër. 

Gjithçka ndodhi pasditen e djeshme në Vigevano: burri, një i papunë 45 vjeçar nga Vigevano, i tradhëtuar së pari nga kuqezinjtë dhe më pas nga bashkëshortja, nuk e ka marrë mirë situatën. I ka bërtitur gruas 40 vjeçare dhe të dashurit të saj 42 vjeç, duke i rrahur me shpulla, aq shumë sa është dashur ndërhyrja e karabinierëve për ta sjellë në terezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithçka në fund u zgjidh pa pasur nevojë për ndihmën e shpejtë edhe pse janë sjellë në shtëpi barrelat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burri të cilin e bindën edhe karabinierët, për disa ditë ka lënë shtëpinë e tij për të shkuar te prindërit, por edhe për të lënë situatën të qetësohet dhe për të reaguar të gjithë me mendje të kthjellët

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?