Kthehet në shkollë ndryshe, askush nuk e njeh (FOTO)

Gjatë pushimeve verore, dicka e pazakontë ndodhi me një nxënës. Me nisjen e viti të ri shkollor, në klasë kur Kelly u kthye, askush nuk e njohu sepse ishte totalisht i ndryshuar. Kjo është historia e një adoleshenti me banim në Midëllsbrou të Anglisë, i cili thotë se është si Kim Kardashian.

Flokë të gjata të zeza dhe me një tualet perfekt, 15-vjeçari transgjinor Kairah Kelly, i cili më parë njihej si Tyler, tregon se shokët e klasës dhe mësueset nuk e njohën më.

“Shikohesha në pasqyrë dhe shihja një person të huaj. Që kur isha 8 vjeç e imagjinoja veten me fustane. Më në fund jam e lirë. Në shkollë u habitën, por më mbështetën në zgjedhjen time”, tregon Kairah.

Duke folur për planet e së ardhmes, Kairah thotë: “Kam një listë të gjatë me operacione. Ndërrim gjinie, operacion gjoksi, mbushje buzësh, ngritje vetullash dhe ndryshim i linjës së flokëve”.

 

SHKARKO APP