Kthimi nga pushimet, stresi luftohet edhe në tryezë

Problemet që na presin pas kthimit nga pushimet mund të zbuten me ushqimin e duhur dhe me një rutinë të përditshme dhe të shëndetshme

Shumë e quajnë “post vacation blues” ose shumë më thjesht stresi nga kthimi: në praktikë bëhet fjalë për një seri shqetësimesh të vogla që na prekin kur kthehemi nga pushimet, kur fiziku dhe sidomos shpirti përpiqen të angazhohen në jetën e përditshme.

Edhe pse nuk bëhet fjalë për një sëmundje, mund ta gjeni veten me ca vështirësi të bezdisshme, si: pagjumësia, melankolia, nervozizmi, dhimbja e kokës, ndryshime humori. Për të luftuar këto sëmundje, mund të ndihmojmë veten me një shumëllojshmëri këshillash dhe sidomos me ushqimin e duhur. Në plan të parë janë frutat dhe perimet sezonale, por mund të zgjidhen edhe ushqime të tjera që lidhen me humorin e mirë.

Kurrë mos e lini mëngjesin – Për të luftuar rënien e energjisë dhe efikasitetit, ju duhet të filloni me një mëngjes të mirë. Në fakt, që në vaktet e para të mëngjesit merren “karburantet” e domosdoshme për të përballuar ditën me pozivitet dhe dinamizëm. Një gotë e madhe me ujë, me lëng limoni pa sheqer, siguron hidratimin e duhur pas pushimit të natës dhe një efekt të shkëlqyeshëm detoksifikues: mund ta ndjekësh me një kafe ose çaj, një frut të freskët, disa biskota të thata dhe një grusht fruta të thata.

Pastat kryesore dhe antipastat – Në drekë ju mund të merrni një pjatë me makarona ose oriz, më mirë nëse është e tërë dhe spërkatur me salcë të thjeshtë, si domate dhe një varg vaj ulliri ekstra i virgjër. Duke vazhduar me perime sezonale, të papërpunuara ose të pjekura në skarë, ose një pjesë bishtajore dhe një frut në përfundim. Në mbrëmje peshk ose mish i bardhë, të shoqëruara gjithmonë me perime të papërpunuara ose të gatuara dhe fruta sezonale. Kur klima bëhet më e freskët mund të zgjedhësh një supë të mirë perimesh. Mund të konsumoni edhe disa antipasta në ditë, në mes të mëngjesit ose mesditës, bazuar në kos të hollë ndoshta duke shtuar dhe tre ose katër arra.

Ushqimet për humor të mirë – Përveç kësaj skeme ushqimore bazë, ka disa ushqime që mund të jenë veçanërisht të përshtatshme për të luftuar rënien e vitalitetit që ka ardhur nga mbarimi i pushimeve. Ja një listë e vogël:

Bananet – Ata janë ta pasura me kalium dhe ushqyes që favorizojnë prodhimin e serotoninës, duke nxitur humorin e mirë.

Bajamet – Ata janë të pasura me magnez dhe luftojnë lodhjen fizike dhe mendore. Katër ose pesë bajame të konsumuara në mëngjes, stabilizojnë nivelet e glikemisë dhe ndihmojnë në luftimin e ndjenjës së stomakut të fryrë, që bëhet i pakontrollueshëm.

Salmoni – Kombinon omegën3 dhe vitaminën D, të dobishme për luftimin e ankthit dhe favorizon prodhimin e serotoninës, hormonit të humorit të mirë.

Rrushi i kuq – është mbreti i vjeshtës: është i dobishëm për efektin e tij detoksifikues dhe për prodhimin e melatoninës, hormon që rregullon ritmet e gjumit.

Molla – Mes shumë cilësive të këtij fruti të shijshëm, ka edhe një fuqi relaksuese. Gjithashtu përmban një përqindje të mirë magnezi, i dobishëm për të luftuar lodhjen.

Pjepri, domatet dhe kungulli i njomë – Janë të pasura me vitaminë A dhe C, kalcium, fosfor, magnez dhe acid folik.

Çokollata – përmirëson humorin dhe jep një kthim  energjie sapo ta përdorësh. Vetëm mos abuzoni dhe konsumoni sasi të vogla, mundësisht të një lloji të errët dhe në mëngjes.

SHKARKO APP