Ku shkojnë dhe pse?
Nga Gëzim Llojdia
Televizionet në Europë po shprehin hapur një shqetësim: Shtatë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është duke parë një rritje dramatike të numrit të qytetarëve të saj duke e lënë viset e tyre për t'i shpëtuar papunësisë dhe varfërisë. Sipas OKB-së, 35 për qind e njerëzve në Kosovë janë të papunë dhe gati 30 për qind e vendit jeton në varfëri. Është vlerësuar se më shumë se 30.000 njerëz janë larguar nga vendi në dy muajt e fundit, duke kaluar tranzit në mënyrë të paligjshme nga një vend anëtar i BE Hungari nëpërmjet Serbisë. Duke vijuar me komentet mediat shkruajnë se: Midis krizave të vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe pjesë të Afrikës, së bashku me gjendjen e vështirë kosovare, Gjermania mori një total prej 203.000 aplikacioneve për azil në 2014,një rritje 60 për qind në vitin e kaluar. Ky ishte numri i tretë më i lartë i refugjatëve që kërkojnë azil në Gjermani në histori dhe kjo ishte numri më i lartë i aplikimeve çdo vend i BE-së të marra vitin e kaluar. Nëse skanon shkaqet, që kanë nxitur këto rritje në mas të emigrimit të kosovarëve drejt vendeve të BE,faktori më kryesor qëndron te varfëria që ka përfshirë krejt rajonin Ballkanin dhe papunësia në rritje. Rritja e eksodit tregoi edhe shifrat e këtij emigrimi vetëm në muajin janar, 3630 kosovarët kanë aplikuar për azil politik në Gjermani. Kjo paraqet një rritje 85 për qind gjatë dhjetor 2014. Në 2015, më shumë se 18.000 kosovarë kanë arritur në Gjermani, dhe shumë janë duke pritur për një moment të favorshëm për të paraqitur kërkesën e tyre për azil.Bavaria, Baden-Ëuerttemberg, North Rhine-Westphalia dhe Saksonia e Ulët, katër shtetet më të prekura, kanë vendosur tashmë për të shpejtuar procesin e verifikimit për aplikimet për azil, por ekspertët kanë filluar të dyshojnë se a do të jetë e mundur për të pranuar ose refuzuar një azil aplikimi brenda periudhës së synuar prej dy javësh.
Një ndër faktorët që kanë shtyrë një pjesë të madhe të rinisë kosovare të marrë rrugën e emigrimit është edhe situata politike në Kosovë. Analistët e mediumeve evropiane theksojnë shkakun e qëndrimit të gjatë pas zgjedhjeve si dhe trazirat e dhunshme dy javë më parë në Prishtinë të nxitura nga eksponetët të opozitës. Ku shkojnë është vetëm një pyetje sepse brenda ankthit, që ka përfshirë eksodin gjenden edhe faktorë të tjerë. Lajmet që kanë qarkulluar jo vetëm në Kosovë por edhe në këtu tek ne se: Gjermania jep azil për shqiptarët e kosovarët ka përfshirë trafikantët dhe të tjerë spekulantë të cilët organizojnë ikjet nga vendi amë drejt një vendi evropianë me standarde të larta jetesë. Ka ardhur koha, që BE duhet të heq vizat për kosovarët për të mos i lënë kombet që kanë formuar Evropën,jashtë gardhit të tyre. Ky eksod i shfaqur edhe nëpër mediumet evropiane ka nxitur edhe analistë proserb të cilët kanë filluar spekulimet e tyre, duke harruar një histori të tërë që është shkruar përmbi truallin dardan. Këto shtrembërime të qëllimshme të serbofilëve të nxitur nga ky eksod kanë nevojë për përgjigje. Lidhur me lashtësinë e këtij trualli le ti referohemi vetëm qytetit të Ulpianës. Edi Shukriu vlerëson se qyteti 2 mijë vjeçar i Ulpianës dhe shumë objekte tjera trashëgimore nëpër lokalitete tjera, janë pasqyrë me të cilën mund të matet niveli kulturor dhe historik i Kosovës është shprehur arkeologia kosovare. Tek fytyra e Ulpianës, ne gjejmë një trashëgimi antike ngase kohë-formimi saj ngjet para pushtimit romak me një vijimësi dardane. Ulpiana, e shquar edhe për pozitën gjeostrategjike, për herë të parë përmendet nga Ptolomeu në shekullin II. Lokaliteti antik romak dhe bizantin i Ulpianës është pa mëdyshje njëra nga qendrat më interesante arkeologjike në Kosovë dhe rajonin e gjerë të Gadishullit Ilirik ,thotë guida arkeologjike e Kosovës. Mirëpo në Ulpianë sipas studiuesve jeta këtu ka filluar më herët dhe gjurmët të shpien në periudhat parahistorike të hekurit dhe bronxi ose e njohur ndryshe si lashtësia dardane. Çfarë sollën pushtimet romake? Kjo pyetje që ngrihet për origjinën e saj saktëson edhe mjaft teza se Ulpiana është një vazhdimësi e qytetërimeve ilir kryesisht në Kosovë. Edhe këto qendra qytetërimesh formuan Evropën e sotme.