Ku ta dija unë i varfri se armiku ishim ne

Nga Ilir Levonja/ Fetullah Gylen, predikuesi i komunikimit ndërfetar, është sot i akuzuari me emër për grushtin ushtarak në Stamboll. Ai jeton prej më shumë se 20 vjetësh në Pensilvania, veriun e Amerikës, për shkak të përndjekjes nga regjimi i ashtuqujtur demokratik, i Rexhep Taip Erdoganit. Manjati i një rrjeti të fuqishëm arsimor në gjithë botën. Operon një biznes në bazë të ligjeve të vendeve përkatëse, edhe pse në vendin e tij konsiderohet si kreu i terrorizmit. Dhe kjo për ironi të fatit, nga ish miku i ngushtë. Apo nga një prej adhuruesit e tij, që nga koha kur Erdogani aderonte në partinë e shpëtimit kombëtar të drejtuar nga një inxhinjer me emrin Nexhmedin Erbakan. Kryeministri i rrëzuar prej ushtrisë më 1997-tën, pikërisht për tentavitat e kapjes së shtetit nga feja., tentativa të cilat, në fillimet e tia i kundërshtonte edhe vetë Erdogani. Atëkohë idetë Gyleniste ishin frymëzimi dhe startimi i një stadi tjetër. Politikani me ambicje, Rexhep Taip Erdogan. I cili e transformoi totalisht partinë e inxhinjerit, madje i dha edhe një emër të ri. Partia për zhvillim dhe drejtësi. Sapo erdhi në pushtet, (2003) të parin që detyroi të largohej prej vendit, qe miku i tij i ngushtë. Ose ky kleriku sot terrorist, qytetari i ri amerikan Fetullah Gylen.
Që nga 2003 e deri këtë orë, qeverisja e tij është e mbushur me plot hije dhe ndëshkime, gjak apo surgjynosje. Duke mos përjashtuar korrupsionin dhe adresimin e fondeve publike në duart të një tarafi që i ngjan makinerisë së propogandës, sigurimit etj…, nga koha e revolucioneve të diktaturave të proletariatit.
Dhe gjithçka nën emrin e votës së lirë, demokracisë etj. Edhe pse përdorë tehun e shpatës si në kohët e kryqëzatave mesjetare. Megjithatë, ai sot shihet si një hero. Mijëra njerëz marshojnë nën emrin e tij. Nisur nga nga kjo dalldi masash, ai arrin e i bën karshillëk edhe fuqive të mëdha. Madje i kërcënon.
Dhe pas të gjitha gjasave, janë pikëpjekje të historisë që, për një apo dy arsye, i bën masat popullore gati të verbra. Dhe të lumtura në një vetmohim absurd.
Ndaj sot për turqit erdoganas, armiqtë janë gylenistët. Dhe jo përshembull ata, që ai bardi popullor shqiptar, i kohës së diktaturës, shkruajti se…, ku ta dija unë i gjori se armiku ishim ne.
Janë puçistët e radhës të gjithë ata gylenistë që kundërshtojnë instalimin e një sulltanati të ri. I cili në emrin aleancës së atlantikut apo Natos, hedh bomba mbi kurdët e Sirisë me preteksin se po lufton shtetin islamik. Dhe sapo shikon që i tërhiqet veshi nga aleatët, shpik grushtet e shtetit, gylinistët dhe puçistët etj.
E megjithatë, ai është heroi.
Sot webet shqiptare janë të mbushura me një protestë studentësh në Shkup nga kolegjet gyleniste. Një lloj solidariteti absurd me sulltanin, me dhunën dhe kundër arsimit. Këta janë shqiptarë…
Unë do të thoja se nuk është e çuditshme. Madje nuk keni parë akoma gjë, kur thotë Edi Rama.
Ne jemi ekzemplarë të stisjes së fakteve të rreme. E nisëm me klerikët tanë. Glorfiikuam dhunuesin me bindje se po lartësonim të vërtetën. E bëm këtë kundër inteligjencës tonë kur përkrahëm terrorin jugosllav. E bëm me rusët kundër jugosllavëve. Dhe me kinezët kundër rusëve. E bëm me diplomat tona, duke i zëvendësuar me teserat e partisë. KuE bëm me diktaturën tonë kundër botës, deri sa pritëm demokracinë. Tani po e bëjmë me shqiptarizmën, në emër të fetarizmit prej Anadollit etj.
Eshtë një rrëfim i Petro Markos, tek Retë dhe gurët, kur pas fitores së revolucionit të kuq. Enver Hoxha po u ndante hisen tarafit të tij.
Këto hise vinin nga armiqtë e popullit dhe të diktaturës së proletariatit. Midis të tjerave ai thotë se, në vilën që më dhanë të jetoja, atë të Andon Beçës. Gjeta një zonjë të gjatë, ajo ishte franceze dhe e martuar me djalin e Andonit. Më flisnin me frikë pasi e dinin që shtëpia ishte për mua. Më flisnin me frikë, dhe unë u thashë se doja vetëm një dhomë sa për të fjetur. Ajo ma ktheu se urdhri ishte që të dilni andej vetëm me rrobat e trupit.
Për të mos u zgjatur, Petro iu drejtua Koçi Xoxes se, kështu siç e kishin nisur shpejt do ishin ata armiqtë e popullit. Mirëpo, ja që populli u dha një bllok, u dha roje, u dha dëshmorë…, edhe pse klika ishte terroriste. Madje u dha pushtet për dyzetë e pesë vjetë.
Kësisoj edhe me armikun Fetullah Gylen.
Me grisjen e diplomave.
Kësisoj me lavdinë, fitoren, ruajtjen e demokracisë prej Erdoganit.
Deri sa një ditë të këndojmë në kor, atë që, ku ta dija unë i varfri se armiku ishim ne.

SHKARKO APP