Kualifikueset e Botërorit për femra/ Shqipëria fiton me “poker” në transfertën e Armenisë!

Kombëtarja shqiptare e femrave ka arritur një fitore fantastike ndaj Armenisë në eliminatoret e Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023”, që u luajt sot në stadiumin e qytetet armen Amavir. Përfaqësuesja kuqezi triumfoi me rezultatin 4-0 dhe bërë një lojë mjaft të mirë, duke u ngjitur kështu në kuotën e 10 pikëve në Grupin F të kualifikueseve, një rekord historik për Shqipërinë e femrave në kompeticionet ndërkombëtare.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 13-të me anë të kapitenes Megi Doçi, e cila realizoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit. Dyfishimi i rezultati erdhi në minutën e 23-të me Maksutin, që mori një krosim nga e Currajt dhe shënoi pas një gjuajte me kokë, duke befasuar portieren armene. Në minutat shtesë të pjesës së parë vjen edhe goli i tretë i Shqipërisë, kur pas një inkursioni të bukur të Krasniqit në të majtë mesfushorja e talentuar hedh një krosim në zonë dhe aty Gjini godet saktë me të djathtën duke e dërguar topin në rrjetë.

Edhe në pjesën e dytë vajzat kuqezi vazhdojnë të dominojnë dhe minutën e 58-të vjen edhe goli i katërt. Kundërsulm i shpejt i Shqipërisë me Doçin që merr një pasim të gjatë dhe hap lojën në të majtë te Krasniqi, e cila pas një depërtimi pason në qendër të zonës të Maksuti. Kjo e fundit e ka shumë të lehtë të shënojë golin e dytë personal dhe të fiksojë shifrat në 4-0. Në minutën e 76-të Shqipëria ka një shans të mirë për golin e pestë, kur gjyqtarja e ndeshjes akordon penallti pas një ndërhyrje të parregullt në zonë ndaj Krasniqit. Goditja e Doçit nga pika e bardhë devijohet nga portierja armene dhe në vijim të aksionit Gjini godet, por topi përplaset në shtyllën pingule.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, trajneri Grima bën disa zvëndesime duke hedhur në fushën e lojës Tukajn, Metallën, Lufon, Borcin dhe Methoxhën, ndrëkohë që vajzat kuqezi krijojnë vazhdimisht raste për gol, por pa arritur të shënojnë deri në fund. Sfida mbyllet me rezultatin 4-0 për Shqipërinë, që merr kështu një fitore të vyer në transfertë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Armeni – Shqipëri 0-4

Golat: Doçi 13’, Maksuti 23’, 58’, Gjini 45’+2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?