Kuba kërkon produktet “Made in Albania”

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi  priti në ambientet e MZHETTS  ambasadorin e Kubës në Bullgari, Pedro Pablo San Jorge, i cili mbulon edhe Shqipërinë. Qëllimi i takimit lidhej me intensifikimin e  marrëdhënieve tregtare edhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Kubës pasi është larg potencialit që ekziston.

Ministrja Ekonomi shprehu nevojën e  firmosjes të një Memorandumi Mirëkuptimi i cili do të promovojë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve  dy palëshe pasuar nga memorandume të bashkëpunimit ekonomik, investimeve  si dhe ato për turizmin.

Duke u ndalur në shkëmbimet tregtare ministrja Ekonomi u shpreh se “ eksportet shqiptare të   bulmetit, vajit te ullirit, mjaltit dhe bimëve medicinale tashmë janë  shumë të suksesshëm në tregjet botërore. Sëbashku me komunitetin e biznesit duhet të shikojmë mundësitë që këto produkte Made in Albania të mbërrijnë edhe në tregjet kubaneze”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë ministrja e ekonomisë i  theksoi ambasadorit edhe nevojën e shkëmbimit kulturor nëpërmjet turizmit dhe jo vetëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja në vazhdim të bisedës u shpreh se “qeveria shqiptare e inkurajon Kubën për të shqyrtuar qëndrimin e saj në njohjen  e pavarësisë së Republikës së Kosovës”, gjë të cilën nuk e ka bërë ende.

Për këtë ambasadori u shpreh  se “çështja është duke u marr në konsideratë nga qeveria e Kubës”.

Gjatë bashkëbisedimit  ambasadori Pedro Pablo San Jorge e vuri theksin në  rëndësinë e hartimit të protokolleve të bashkëpunimit në shumë fusha midis dy vendeve.

Duke i bërë një panoramë të situatës në Kubë, ambasadori  shprehu qasjen e politikës së Kubës kundrejt tërheqjes së investimeve të huaja në vend dhe suksesit të arritur me shumë vende të Bashkimit Evropian.

“ I vlerësoj  mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe shikoj se ekzistojnë  oportunitete  tregtare të shumta mes Kubës dhe Shqipërisë. Investimet shqiptare në Kubë janë të mirëseardhur” u shpreh ambasadori Pedro Pablo San Jorge.

Në këtë kuadër Ambasadori e pranoi propozimin e ministres Ekonomi për nënshkrimin e  një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve, përfshi edhe shtimin e kontakteve midis institucioneve përkatëse.

Ambasadori shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në turizëm, e sidomos tërheqjen e investimeve në marinat detare dhe fushat e golfit. Sikurse edhe për tërheqjen e investimeve shqiptare drejt Kubës  në energji, atë te ujit dhe të erës, duke e konsideruar vendin tonë me eksperiencë në sektorin hidroenergjetik.

Ai përmendi gjithashtu interesin e pasjes të investimeve shqiptare  në fushën e përpunimit të ushqimit, bujqësisë, ndërtimit dhe infrastrukturës si dhe të eksportimit të produkteve shqiptare drejt Kubës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?