Kujdes! 270 milionë llogari në Facebook nuk janë legjitime
Facebook pranoi se 270 milionë llogari në rrjetin social nuk janë legjitime duke vënë në pikëpyetje integritetin e rrjetit social i cili është nën presion nga autoritetet Amerikane për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale.
Rrjeti social tha se kishte zbuluar më shumë llogari të rreme dhe të dyfishta sesa kishte menduar. Afro 2-3% e përdoruesve aktivë prej 2.1 miliardësh ishte llogari të padëshiruara sipas rrjetit social, një rritje me 1% krahasuar me Korrikun.
Një tjetër 10% e llogarive janë të dyfishta por përfaqësojnë përdorues realë. Në total i bie që të jenë 13% e 2.1 miliard përdoruesve pse 270 milion llogari.
Ky lajm erdhi gjatë raportit financiar ku kompania tha se kishte pasur rritje me 79% të fitimit në 4.7 miliard dollar për tre mujorin e tretë të vitit.
Llogari të rreme konsiderohen edhe ato të bizneseve dhe organizatave që figurojnë si profile dhe jo faqe.
Kjo nuk është hera e parë që numri i përdoruesve të rrjetit social vihet në dyshim. Pak javë më parë u mësua se figuronin më shumë përdorues të moshave 18-24 vjeç sesa ishin të regjistruar nga censusi, njofton PCWorld Albanian.