Kujdes vajza, keni përpara modelen 100 vjeçare
Përpara jush ju prezantojnë modelin e parë 100-vjeçare, e cila së fundi është bërë pjesë e një editoriali të revistës, “Vogue”, që paraqet një koncert të ri të modelimit.
Njëqindvjeçarja, nga Birmingham i Britanisë është zgjedhur për të shënuar 100 vjetorin e Harvey Nichols, një markë e njohur veshjes dhe pjesë e një fushatë të re për këtë 100 vjetor jubilar. 100 vjeçarja e quajtur Bo është frymëzimi i një stili për përkushtimin që femra duhet të ketë tek vetja e saj, e palëkundur ndaj modës.
“Unë veshjet i zgjedh sipas gjendjes sime. Dua që modelet e ndryshme; të jenë të frymëzuara për të krijuar stilin e tyre. Pothuajse unë gjithmonë flokët i mbaj gjithmonë në një anë, kjo është një personifikim që unë i bëj stilit tim”.
Bo shton se: “Unë e dua veshjen time me gjëra të këndshme”.
“Ne shpikur një fushatë që pasqyronte qëndrimin e gjallë të markës Harvey Nichols si dhe për të festuar 100 vjetorin e British Vogue, e Bo ishte e duhura për këtë fushatë” tha një menaxhere e kompanisë. “Një privilegj për të punuar me Bo, ajo është një grua e shkëlqyer dhe e pavarur që mishëron stilin e përjetshëm”.
Burimi: Daily Mail/Përshtoni: Redjon Shtylla