Kukës, ulet rendimenti i grurit

 

 
Fermerët e Qarkut të Kukësit këtë vit nuk kanë marë rendimentin e pritur nga kultivimi i tokave të tyre me grurë. 

Shkjak për uljen e rendimentit janë bërë kushtet jo të favorshme meterologjike, ku stina e Pranverës ka ardhur e vonë, ndërkohë që muaji Maj është karakterizuar nga temperatura më të larta se normalja. 

Vetë fermerët thonë se sasia e grurit të marë këtë vit ka rënë në rreth 20% cka do të ndikojë në ekonominë e tyre familjare, pasi falë kultivimit të grurit ata mundësojnë ushqyerjen e familjeve të tyre, ndonëse cilësia e grurit që kultivojnë është e lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe ekspertët e drejtorisë së Bujqësisë në Kukës e pranojnë faktin e uljes së rendimentit dhe thonë se këtë vit fermerët kanë marë 35 kuintal për hektar,  5 kuintal më pak se vitin e kaluar. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata shtojnë se aty ku parcelat janë vaditur rendimenti ka shkuar në 45 kuintal  për hektarë dhe aty ku nuk ka patur ujë është marë 35 kuintal për hektar.

Fermerët e qarkut të Kukësite kultivojnë grurin në një sipërfaqe të konsiderueshme, pasi është e vetmja kulturë që kultivohet në tokat e qarkut të Kukësit, që janë jo prodhuese. 

Ekspertët bëjnë të ditur se në Qarkun e Kukësit për këtë vit janë mbjellë me grurë 1 mijë hektarë tokë, ku 800 hektarë korren me autokombanjë dhe 200 hektarë korren me dorë, për shkak të terrenit të thyer malor. 

Për të përmbyllur fushatën e korrjes së kësaj kulture bujqësore, janë shpërndarë në terren një numër prej 15 autokombanjash.

 

 

Flutura Tota

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?