Kuksianët mbeten pa ujë, deputetët zihen se kush duhet të fitojë më shumë
Deputetët që vetë I kemi zgjedhur nuk durohen edhe një herë në javë sa na errësojnë sytë në televizor. Ndërsa i shohim si ndërrojnë çdo fjalë që thonë një herë në javë, apo ndërrojnë partitë më keq se mbreti gratë. As nuk duan t’ia dinë se populli i dëgjon dhe ua mban në mend fjalët që thonë. Jo çfarë kanë premtuar dy vjet më parë, se premtimet e tyre i merr era brenda ditës. Po nuk duan t’ia dinë as për premtimet që kanë lidhje të ngushtë me jetën e njerëzve. Ndaj kuksianët thonë se, kështu ndodh pasi këta myteberë nuk i takojnë racës njerëzore. Se çfarë po dëgjojmë prej tyre rezulton se zor se i përkasin kësaj race.
Dhe kuksianët, ndërsa etja po u merrte frymën kujtuan ujësjellësin e vjetër tashmë të mbyllur.