Kulla “Burj Khalifa” është 828 metra e lartë,1.5 miliardë dollarë

Në Dubai ndodhet kulla më e lartë në botë, por një projekt i ri synon të sfidojë ndërtesën “Burj Khalifa”.

Për ndërtimin e kullës së re është rezervuar një fond prej 1 miliard dollarësh, i cili synon të ndërtojë kullën sa ajo aktuale, por drejtuesi i projektit “Emarr” Mohamed Alabbar u tha gazetarëve se lartësia finale do të bëhet me dije më vonë, teksa zbuloi detaje të projektit.

Ai tha se synimi kryesor është që kulla të ndërtohet brenda vitit 2020 si një “dhuratë për qytetin” në panairin botëror Expo.

Kulla është projektuar nga arkitekti spanjoll Santiago Calatrava dhe ai zviceran Valls, ndërsa do të ketë 20 kate për përdorime të përziera, si dhe një restorant dhe një hotel.

“Burj Khalifa” është 828 metra e lartë dhe kostoja e ndërtimit të saj është 1.5 miliardë dollarë. Ajo u hap në janar të vitit 2010.

Dubai ka krijuar një reputacion për ndërtimin e dhjetëra rrokaqiejve futuristikë, të cilat kanë transformuar horizontin e saj.

Nga ana tjetër, Arabia Saudite është duke ndërtuar një kullë në Jeddah, që është planifikuar të kalojë kullën “Burj Khalifa” me një lartë më shumë se një kilometër.

SHKARKO APP