Kume: Ndërhyrjet në Kod, kundër Komisionit të Venecias

Aktualisht, nuk po bëhet një reformë në Kodin Zgjedhor, por vetëm se teknikisht ky kod po përshtatet me ndarjen e re administrativo-territoriale të vendit. I këtij qëndrimi është shprehur gjatë një prononcimi të tij për mediat, ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, rreth iniciativës më të fundit për të realizuar ndryshime në Kodin që rregullon procesin zgjedhor në vend. E në këtë kuadër sipas tij, politika nuk është se po tregon përgjegjshmëri për bërjen e një reforme të plotë zgjedhore."Maxhoranca dhe opozita nuk e gjetën dot fjalën e përbashkët për ta realizuar këtë proces, procesin e reformës zgjedhore. Arsyet dhe argumentat pse janë për mendimin tim janë vetëm justifikuese dhe jo të qënësishme. Jemi absolutisht larg zbatimit dhe të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, që lidhet me faktin që ndryshimet në legjislacionin zgjedhor nuk duhet të bëhen 6 muaj para zgjedhjeve të radhës. Dhe kërkesa për një afat të tillë kohor ka nga mbrapa shumë arsye  pse kërkohet të bëhet e tillë. Administrata zgjedhore nuk duhet të vihet në vështirësi", tha Kume. Teksa e sheh bllokues propozimin e Kuvendit, që për çdo bashki të ketë 1 qendër numërimi, ndërsa Tirana vetëm 3 të tilla. "Nëse i gjithë dokumentacioni zgjedhor do të përqëndrohet në një vend numërim, fizikisht kam përshtypjen se do të jenë shumë të mëdha për ta administruar procesin. Një përqëndrim i tillë i procesit të vlerësimit dhe numërimit të votave në kushtet e këtyre njësive të mëdha që ne kemi, do ta vështirësojë goxha procesin dhe rezultatet do t’i marrim me goxha vonesë", thotë mes të tjerash, njeriu që ka drejtuar institucionin i cili administron dhe mbikqyr proceset zgjedhore, KQZ. Por çfarë është e nevojshme të ndryshohet sipas tij në Kodin Zgjedhor në mëmyrë që të mos përsëriten situatat e zgjedhjeve të shkuara?  "Anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me ligj duhej t’u ndalohej dhënia e dorëheqjes, mos t’u pranohej dorëheqja nëse kjo jepet, pasi është dekretuar data e zgjedhjeve të radhës. Mund të shihej mirë dhe përfshirjen në procesin e administrimit të ankimeve edhe të gjykatave të faktit, gjë që do të bënte të çlironte KQZ-në një ngarkesë e madhe pune", vijon Kume. Kujtojmë sakaq, se mazhoranca hoqi dorë nga bërja e ndryshimeve në Kod, duke ia kaluar këtë përgjegjësi Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ndërsa ky i fundit ia përcolli këtë detyrë Kuvendit, i cili po punon për amendimet përkatëse. 

 

KRITIKA

"Nëse i gjithë dokumentacioni zgjedhor do të përqëndrohet në një vend numërim, fizikisht kam përshtypjen se do të jenë shumë të mëdha për ta administruar procesin. Një përqëndrim i tillë i procesit të vlerësimit dhe numërimit të votave në kushtet e këtyre njësive të mëdha që ne kemi, do ta vështirësojë goxha procesin dhe rezultatet do t’i marrim me goxha vonesë", tha Kume lidhur me ndryshimin në Kod që për çdo bashki të ketë 1 qendër numërimi, ndërsa Tirana vetëm 3 të tilla. 

 

SHKARKO APP