Kundërpërgjigjet Armina Mevlani ndaj atyre që e sulmojnë

Armina Mevlani ka vendosur të kthejë përgjigjen e saj për gjithçka është shkruar kundër saj:

“Si gjithmonë shqiptarët janë të vetmit që vjellin komente negative, kurrë nuk të mbështesin. Unë e di që nuk e kam pikën më të fortë atë pjesë, por Zoti fatmirësisht më ka dhënë shumë gjëra të tjera dhe ndihem mjaft e bekuar. Nuk kam dëshirë të bëj as plastikë sepse ndihem krenare për atë që kam, sido të jetë. Ndihem shumë mirë me veten, bëj palestër, ha shëndetshëm dhe e adhuroj trupin tim siç ma ka falur Zoti. Vetëbesimi më ka ndihmuar gjithë jetën dhe nuk do ta humbas kurrë, aq më pak nga njerëz që ofendojnë pa u dhënë arsye. Jeta është shumë e bukur për të sharë të tjerët, madje unë kurrë nuk i shoh dot defektet e njerëzve sepse më zë syri vetëm të bukurën, kjo vlen edhe për veten time”.-shkruan ajo në një koment krah fotos.

SHKARKO APP