Kunjat në PS, Braçe ironizon Spiropalin

Në PS, jo të gjithë janë shokë kokë për kokë dhe këtë e vërtetoi deputeti Erion Braçe. I pyetur nëse do të zgjidhte të hante një drekë me ministren e Mbrojtjes me Olta Xhaçkën apo deputeten kolege të tij Elisa Spiropalin, Erion Braçe ka deklaruar se padyshim do zgjidhte të drekonte me ministren.

Por pse jo Elisën? Braçe la të nënkuptuar se Elisa është shumë e zënë. Deputeti i ftuar në “Shiko Kush Luan” mbrëmjen e së shtunës, thumboi me ironi kolegen socialiste.

Të pranishmit e tjerë në program e kanë kundërshtuar, duke i përmendur se një ministre është më e ngarkuar me punë sesa deputetja Spiropali, por pikërisht këtu ka qëndruar thumbi i Braçes, që mesa duket mendon se Spiropalit i janë besuar më shumë detyra se ç’duhet.

SHKARKO APP