Kupa e Amerikës, Lionel Messi refuzon çmimin e lojtarit më të mirë

Lionel Messi refuzon të marrë çmimin e lojtarit më të mirë të Kupës së Amerikës. Pas finales së humbur ndaj Kilit, në goditjet e 11-metërshave, sulmuesi i Argjentinës nuk ka pranuar ta marrë këtë çmim individual, duke i detyruar organizatorët që ta zhduknin këtë nga skena e ngritur për fituesit. Gjithçka është zbuluar nga mediat argjentinase, që shkruajnë se pak minuta pas përfundimit të finales, ndërsa Messi po ecte i zhgënjyer në fushën e blertë, iu komunikua se ishte shpallur lojtari më i mirë i turneut. Por reagimi i tij i ka lënë të çuditur  organizatorët, që nuk kishin planifikuar një plan B. Kësisoj, 4 herë fituesi i Topit të Artë ua kishte bërë të qartë se nuk do të ngjitej në skenë për ta tërhequr këtë çmim dhe në këto kushte Kupa e Amerikës në edicionin e fundit nuk dha një çmim të rëndësishëm, sepse Lionel Messi mendon se nuk e meriton përderisa nuk arriti ta shpallte Argjentinën kampione të turneut.

Messi ka përjetuar një situatë të ngjashme edhe në fundit të Botërorit Brazil 2014, teksa pa shumë dëshirë u detyrua të tërhiqte çmimin e lojtarit më të mirë të Botërorit pas disfatës në finale me Gjermaninë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?