Kupona false, Tatimet: Subjektet private po abuzojnë, qytetarët kujdes
Subjektet private po sigurojnë përfitime abuzive duke lëshuar kuponë tatimorë falsë për të cilët qytetarët mund të mos i vënë re. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ngre shqetësimin dhe kërkon nga qytetarët bashkëpunim për të denoncuar rastet kur lëshohen kuponë të pavlefshëm, ndërsa kujton edhe një herë elementët e sigurisë së një kuponi të vlefshëm tatimor.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ngre shqetësimin për lëshimin e kuponëve false nga subjektet private.
Përmes një njoftimi zyrtar tatimet kërkojnë nga qytetarët që për çdo blerje me para në dorë ata duhet të kenë kujdes për të parë me vëmendje elementët që garantojnë vërtetësinë e kuponit tatimor.
Ndërsa grupet e tatimorëve ndodhen në terren për të montuar këtë fenomen të shfaqur, administrata tatimore do të vendosë gjoba në masën 50 000 mijë lekë për çdo kupon të pavlefshëm që do të gjendet.
Kuponi i vlefshëm i lëshuar sipas ligjit duhet të përmbajë jo vetëm emrin, adresën e tatimpaguesit, niptin, çmimin, vlerën e sasisë së mallit apo shërbimit por në pjesën fundore të tij duhet të jenë të paraqitura edhe numri i identifikimit të pajisjes fiskale, data dhe ora e lëshimit të kuponit, numri përkatës i kuponit, logo fiskle që është edhe shenja identifikuese e pozicionuar në qendër të tij.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon nga qytetarët të denoncojnë për çdo rast në numrin pa pagesë të saj 08001414 apo edhe me video në Viber dhe WhatsApp 0697073733 rastet kur përballen me kuponë abuzive për përfitime abuzive nga subjektet private.