Kuponi tatimor, Tatimet bashkëpunim me shkollat për sensibilizimin

Administrata Tatimore, në kuadër të fushatës sensibilizuese për lëshimin e kuponit tatimor do të bashkëpunojë me Ministrinë e Arsimit, për të rritur ndërgjegjësimin dhe ekukimin tek nxënësit e shkollave parauniversitare për marrjen e kuponit tatimor për çdo blerje apo shërbim që kryejnë.

Që nga 1 gushti, Ministria e Financave dhe Administrata‎ Tatimore nisën një fushatë edukuese dhe ndërgjegjësuese me sipërmarrjen dhe qytetarët për kuponin tatimor.

Fushata është shtrirë në të gjithë vendin, me një fokus të veçantë në zonat turistike për shkak të përqëndrimit më të madh të aktivitetit të biznesit dhe pushuesve në këtë sezon.

Ndërsa bëhet e ditur se nga 1 gushti 2016, inspektorët tatimor kanë kontrolluar në terren rreth 6.600 biznese në të gjithë vendin, për lëshimin e kuponit tatimor.

SHKARKO APP