Kur dashuria shpërthen në rrugë. Veliaj: Duaj por mos shëmto qytetin
Kryebashkiaku i Tiranës duket se është në një betejë të vështirë jo vetëm për të zhvilluar qytetin por edhe për ta mirëmbajtur atë.
Papërgjegjshmëria e qytetarëve me akte të hapura vandalizmi, si zhgarravitjet në ambjentet publike, nuk mungojnë.
Një rast të tillë ka denoncuar dhe Veliaj, ku një i ri shumë i dashuruar me partneren e tij ka vendosur që ndjenjat t’ia shpërfaqë me një shkrim gjigand në fasadën e një këndi lodrash tek Parku i Liqenit.