Kur dashuronte Dritëro Agolli… (Foto)

Këto janë disa foto të rralla të rinisë së shkrimtarit të madh, Dritëro Agollit, me bashkëshorten.

Është koha kur Dritëroi dhe gruaja e tij dashuroheshin dhe më pas është edhe fotografia e tyre e dasmës.

Fotografitë shoqërohen me një vjershë të Agollit që është mjaft domethënëse dhe e lidhur me fotografitë e rinisë së tyre.

I përndjekuri i dashurisë

Unë jam i burgosuri yt ,

Rroj me prangat që ti m’i ke vënë,

Po çudi, as qelia s’më mbyt.

Dhe s’më mbyt as dritarja e zënë.

Kur ti prangat m’i hodhe në mish,

Unë i putha duart e tua,

Është rast i pashëmbullt ta dish,

Që xhelatin ta puth e ta dua!

I përndjekuri yt erotik,

I përndjekur të mbetet gjithmonë!

Erotik i mirë a i lig,

Hidhmi duart në fyt , torturomë!

Ky burgim sa do të zgjasë s’e di

I përjetshëm do kisha dëshirë,

Veç ti eja më shpesh në qeli ,

Të përndjekurit tënd i vjen mirë…

 

 

SHKARKO APP