Kur do të dalë në shesh e vërteta për vdekjen e djalit tonë, Denisit?

I nderuar botues i “Koha Jonë”, po ju shkruajmë ne dy prindërit e Denis Almadhit, nga lagja Shkozë e Tiranës , që dora mafioze e bluzave të bardha i mori jetën padrejtësisht, afro para tre vjetësh ,në moshën 11 –vjeçare.Ne prindërit dhe të afërmit e tij, fill pas tragjedisë që na ndodhi e kur u publikua gjerësisht në media, kemi kërkuar vetëm një gjë: që të bëhet drejtësi e të dalë e vërteta në shesh, ashtu siç është. Në shtator të vitit 2012, djalin tonë 11- vjeçar , Denis Almadhi e dërguam në spitalin “Nënë Tereza” në repartin e ashtuquajtur spitali francez, për të bërë një operacion plastik, pasi djali kishte pak të varur kapakët e syve dhe i pengonin shikimin normal.Djali ishte shëndoshë si kokrra e mollës, kur hyri në sallën e operacionit,madje na dha kurajo edhe neve prindërve duke na thënë : “mos u mërzitni për mua, se unë po futem në sallën e operacionit që të dal prej andej më i bukur!” Por fatkeqësisht Denisi ynë i dashur doli prej andej i vdekur, duke na lënë ne dy prindërve me duar në gji dhe dy motrat me lot në sy. Denisin e vranë mjekët, për arsye krejtësisht të pajustifikueshme, pavarësisht se tani mundohen ta mbulojnë tragjedinë me mister e të mohojnë krimin e bërë. Përgjigjen e saktë për vdekjen e djalit tonë duhet ta japin së pari tre mjekët e huaj që kryen operimin.Së dyti duhet të na e japë e ashtuquajtura Shoqatë e Anestezistëve të Shqipërisë me kryetar Tritan Shehu dhe anestezisti Cevin Clarkos që i futi dozën e narkozës.Përgjigjen e saktë duhej ta kishin dhënë gjithashtu në kohën e duhur edhe organet kompetente të shtetit tonë, organet e drejtësisë, duke nxjerrë në shesh të vërtetën e duke na e lehtësuar sadopak dhëmbjen e madhe që n aka këputur shpirtin. Dosja e vdekjes së Denisit është e plotë, me të gjitha faktet dhe argumentet e duhura, duke na ndihmuar në këtë drejtim specialistë të mjekësisë, elementë të veçantaë të organit të hetimit, dhe sidomos na ka ndihmuar shumë Avokati i Popullit,me në krye zotin Igli Totozani. Dosja e plotë është dorëzuar pranë gjykatës së rrethit gjygjsor Tiranë dhe po mbushen gati tre vjet që vazhdon gjykimi. Por në lidhje me dosjen , na ka bërë përshtypje fakti se oficeri i policisë gjygjsore ka bërë fallsifikim të fakteve, duke dashur ta mbulojë shkakun e vërtetë të vdekjes së djalit tonë, dhe për këtë po përgjigjet para ligjit, dhe së dyti ne si prindër edhe pse dimë gjithçka dhe kemi argumenta të plota për fajësinë e mjekëve për vdekjen e djalit tonë Denisit, nuk jemi pranuar të dëgjohemi si palë në seancat gjygjsore e të mos na merret në konsideratë asnjë fakt që disponojmë se kjo gjoja qenka detyrë vetëm e prokurorit të çështjes. Që vdekja e djalit tonë, Denis Almadhi ishte për faj të mjekëve që e operuan dhe i dhanë mbi dozë narkoze, e ka dëshmuar së pari mjeku shqiptaro-amerikan Mat Hitto, që ne e pergëzojmë për kurajon dhe sinqeritetin e tij profesional.Ne kemi grumbulluar të gjitha faktet e duhura dhe kemi arritur në konkluzionin se e vërteta e vdekjes është:

 

-Nga analizat e bëra ka rezultuar se djali ynë nuk duhej t’i nënshtrohej një operacioni me anestezi të përgjithshme, pa u kryer edhe disa analiza të tjera plotsuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Operacioni ishte estetetik dhe nuk duhej të zgjaste më shumë se 20 minuta,duhej bërë nën efektin e një anestezie lokale dhe jo anestezie të përgjithshme, mbidozë e cila i solli edhe vdekjen

 

* Jo vetëm që operacioni u krye me anestezi të përgjithshme, por ne kemi konstatuar e vërtetuar se nga ana profesionale mjekësore janë bërë edhe disa shkelje të tjera flagrane me protokollet e përdorimit të narkozës. Së pari, ajo që theksuam më lart , se me analizat e pjeshme të bëra ,nuk duhej futur në sallën e operacionit. Së dyti detyrimisht duhej bërë testi i kafeinës alotante e domosdoshme për rastin e Denisit i cili ishte me lindje kongenitale dhe në protokollin e hipertermisë malinje është kategorisht e ndaluar ndërhyrja kirurgjikale pa praninë e medikamentit Dantrolen,i vetmi medikament ,që shmang pasojën me vdekje në të tilla raste.

 

* Ne jemi prindër, jemi njerëz që dimë të kuptojmë edhe gabimet njerëzore edhe të falim kur është nevoja, por ajo që na ka vrarë më shumë është: Si këto mjekë nuk morën kurajon e të vinin në familjen tonë duke na e zbutur pak dhëmbjen, por u larguan si hajdutë nga Shqipëria dhe për më tepër, për të fshehur fajësinë e tyre u munduan të fshijnë të dhënat nga sistemi TIMS, duke u paraqitur sikur as nuk kishin hyrë dhe as nuk kishin dalë nga Shqipëria.

 

* Ç’e shtyu oficerin e policisë gjygjsore të fallsifikonte të dhënat e dosjes së hetimit, për të mbuluar me çdo kusht të vërtetën.

 

* Pse organet që drejtojnë shëndetsinë shqiptare, mundohen të fshehin një vdekje të tillë , plotsisht e vërtetuar fajësia, kur ato duhet të jenë në anën e viktimës, të paktën për humanizëm e korrektesë profesionale.

 

* Së fundi pse gjithë kjo zvarritje nga organet e drejtësisë, seancë pas séance gjygjsore, dhe e vërteta nuk del në shesh , gjë që ne na dyfishon dhëmbjen dhe na bën të shprehemi se Denisin tonë të dashur po e rivrasin përsëri.

 

Ne falenderojmë në veçanti për sensacionin që i kanë dhënë mediat këtij problemi dhe kemi besim të plotë edhe tek gjygjtari i çështjes që pa tjetër do ta zbardhë të vërtetën dhe do ta vëjë drejtësinë në vend, duke i lehtësuar sadopak zemrat tona të përvëluara.

Ju jemi shumë mirënjohës edhe juve gazetarëve të gazetës “Koha jonë” që do ta risillni edhe një herë në vëmendje të opinionit public , dhimbjen tonë të madhe.

Me respekt nga prindërit e Denisit, Sheje dhe Fatmir Almadhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?