Kur duhani shëndrrohet në art

Në një studio të vogël të mbushur me pako cigaresh bosh në qytetin e dytë të Egjiptit, Aleksandri, Abdelrahman el-Habrouk ulet i përkulur mbi një fletë letre dhe  prodhon portrete me duhan.

Cigaret ushqejnë artin e tij. Ai i ndan ata në gjysmë dhe me përpikmëri formon portrete njerëzish apo kafshësh duke i spërkatur me barut dhe i vendos në zjarr. Portreti mbetet në letrën e bardhë.

23-vjeçari filloi të përdorte materiale të pzakonta për të bërë imazhe para dy vitesh duke eksperimentuar me kafe, kripë, rërë përpara se të kalonte në teknikën e duhanit për shkak se është më e qëndrueshme.

“Po përpiqem që ta bëj artin të jetojë më gjatë,”-tha ai për Reuters. “Doja të bëja diçka të mirë nga diçka që konsiderohet e dëmshme.”

SHKARKO APP