Kur e kanë humbur virgjërinë/ Flasin disa nga femrat e famshme shqiptare

Virgjëria është një temë që na ngacmon të gjithëve dhe mbase një ndër temat që sjell më shumë debat dhe zgjon më shumë kuriozitet në vendin tonë dhe jo vetëm. Ekzistojnë shumë mite e tabu për sa i përket virgjërisë dhe opinione të ndryshme ngrihen se cila është mosha më e përshtatshme e humbjes së virgjërisë. Kurioziteti rritet akoma dhe më shumë kur bëhet fjalë për detaje intime nga jeta private si ajo e humbjes së virgjërisë së VIP-ave të showbizit shqiptar, ndonëse mund ta mohojmë këtë fakt e të shtiremi sikur nuk na intereson shumë se ç’ndodh me jetët e tyre. Ne kemi zbuluar se kur e kanë humbur virgjerinë disa nga femrat më të bukura e të njohura të ekranit shqiptar. Enca Haxhia ka pranuar jo shumë kohë më parë se virgjërinë e ka humbur në moshën 20 vjeçare. Një tjetër këngëtare shumë e përfolur nga mediat rozë, Fiolla Morina ka treguar se e ka humbur virgjërinë në moshën 17 vjeçare me bashkëshortin e saj. Xhensila Myrtezaj, ndërkohë që nuk ka zbuluar moshën se kur e ka humbur virgjërinë, ka thënë se i pari për të ka qenë aktori i humorit me të cilin ajo ka një lidhje disa vjeçare, Bes Kallaku. (lapsi)

SHKARKO APP