Kur Enver Hoxha i ankohej Dushan Mugoshes për Mehmet Shehun

Nga Gëzim Llojdia

Ndikimi i Jogosllavëve në krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare është një fakt i njohur tashmë. Por të dërguarit Jugosllavë janë përdorur nga drejtuesit e parë të partisë komuniste edhe për të larë hesapet mes tyre. Faksimilet e letrave që Enver Hoxha i ka dërguar Dushan Mugoshës, tregojnë pozicioni i tij të përulur përpara “mësuesit” jugosllavë. Në letrat që Hoxha dhe Shehu i dërgonin Mungoshës shihen dhe shprehjet e pakënaqësive të para. Ja çfarë shkruante Mehmet Shehu. “Nuk kishin parti, por kishin dhe ishim komunistë bashibozukë, ishim një “turli” me zarzavate të hidhura e me udhëzimet e Miladinit e të tuat, me ndihmat tuaja mundëm të seleksionoheshim, të formojnë partinë tonë komuniste, ta forcojmë. Na dhatë dorën, na mësuat, na ngritët si mëma foshnjën”. Në fund të letrës: “O Sale (pseudonimi i Dushanit), po për interesat e lartë të brigadës tënde, kë do të lesh pranë shtabit të përgjithshëm? Kujt do t’ia besosh këtë special special, or tu shoftë soji ve t’u bëftë na-a-a-a?!!!”. E njëjta mënyrë lutje dhe vlerësimi vihet re dhe të një letër e Bedri Spahiut: “Ne mësuam nga ti o Sale, atë çka është e nevojshme dhe e domosdoshme, që të mendojmë e të ndjemë vete, besoje të gjithë ne, na duket sikur kemi diçka nga qenia jote. Jeta jonë si komunistë është e lidhur me ty. Unë ngushëllohem duke parë ndryshimin që kam bërë prej çastit të parë që jemi parë dhe se kam përfituar nga ti sa më ka qenë e mundur”,- shprehej Bedri Spahiu. Letra të tilla i kishin shkruar Enver Hoxha, Hyni Kapo, Nexhimje Hoxha, Koçi Xoxe. Kulmi mund të quhet fjala e Enver Hoxhës, në Berat, në mbledhjen e plotë e nëntorit të vitit 1944. “Shoku Blazo (Blazo Jovanovic) delegat i KQ. të PK jugosllave pranë K.Q të PK shqiptare) ka dhënë ndihmën më të madhe në përgatitjen e konferencës dhe në përpunimin e relacionit Blazo-ja qe për ne si të kishte zbritur Zoti Nga qielli”. Ardhja e Mesisë në gjirin e PK është e cituar me gjuhën e vetë udhëheqësit të saj. Dhe ky Messia nuk vinte diku nga vendet ku lindte Krishti por nga ajo pjesë e ngrysur e Ballkanit dhe ajo strofull shtrëngoi e solli pasoja në jetën e një populli që u vetizolua për dekada. Ky Messi për komunistët shqiptarë ishte Dushan dhe sa herë që klikoje tek fjalori i drejtshkrimit shqip për fjalën Dushanë ose i shqiptarizuar thirret dushmani dora vetë, bërësi të keqes, mellanxirësi, sjellësi i fatkeqësisë tek shqiptarët.

 

Letra e Enver Hoxhës dërguar Dushan Mugoshës.

“Shok i dashur Dushan Mugosha. Tash jam ma i fortë se atë ditë që u ndamë, por malli është kurdoherë i madh. Aliu qenkësh më i fortë nga ne, sido që sigurisht e marr me mend ay e dinte se sa preku ndamja. Jo ne por të gjithë ishin prekur. Dr. Nishani zuri të qajë duke thënë kujtojë poshtëruesit që ka thënë armiku për Dushanë e Alinë, për këto dy shokë që të mirë, të vendosur, që kanë lënën familjet vendin e tyre, dhe erdhën te na ndihmojnë, te luftojnë tok me ne. Por te flasim për punë pak. Këtu kanë ardhur gati të gjithë Tuku, Besniku, Hulo, Daliju, Beqir Balluku, Nexhipi, Pllumbi etj, Naku me Shulen s’kanë ardhur edhe. Me ta kemi filluar me ba konferenca. Filloj Tuku me Besnikun disa konferenca publike për mbi aksionet e Brigadës, qëndrimin e partizanëve etj. Do të fillojmë dhe një kurs të vogël në biçim konferencash me këto tema: Lufta imperialiste e para dhe de dyta-luftë-e drejtë dhe pa drejtë. Partia në ushtri. Organizmi i pushtetit. Lufta nac. clirimtare.

Tuku nuk është shumë i kënaqur me Mehmetin. (Mos e merr se të shkruaj postafat këtë gjë dhe me tendencë). Por Tuku referon dhe thotë se që kur ka ikur Salo, Mehmeti nuk çmon njerëzit, përpara mbledhjes së brigadës ka nënvlerësuar aksionin kundër Haki Blloshmit dhe atë të Porgradecit. Urdhëra të çuditshëm dhe jo shoqëror i ka dhënë Tuku e mjaftë të tjerë. Të gjitha këto mos ki frikë se do të shohin me gjakftohtësi, pa paragjykim dhe do të veprojmë ashtu si vendosëm. Zgjedhjet për kongres po bëhen me sukses në zonat e lira, por kemi frikë se do na vijnë shumë pak nga zonat e okupuara. Do të lajmërojmë për zhvillimin e gjërave. Vetëm na shkruaj dhe ti kurdo herë. Të përqafojë me shumë mall Taras!

 

 Letra që Mehmet Shehu dhe Fiqeret Sanxhaktari i shkruajnë Dushan Mugoshës:

“I dashur shok Dushan, muarëm vesh nga shoku Taras se së shpejti do të largoheni për në terrene të largëta, prej nga do të jetë i pamundur takimi. Ky lajm qe befasi e hidhët për ne, siç mund të jetë për gjithë shokët që të njohin së afërti. Me një herë kur muarëm lajmin, na doli përpara syve Sala: mësuesi ynë. Ndenjëm disa minuta duke kujtuar përpjekjet e sakrificat e tua për Partinë tonë(ato që dimë ne)sigurisht që është nevoja e Partisë sonë Internacionale që të detyron të largohesh nga ne, në këtë fazë madhështore të lëvizjes sonë e të mos mundësh të shohësh së afërmi, me sytë e tu, frytet e punës sate në një volum më të gjerë se deri tash. Kemi kaluar bashkë kaq kohë, kemi qarë hallet tona komuniste, kemi punuar bashkë, na ke udhëzuar, na ke korrigjuar, na ke mësuar. Pengesa të mëdha kemi kaluar, kemi luftuar armikun bashkë kaq kohë, jashtë brigadës dhe brenda në brigadë. Ditë kritike kanë qenë ato që kemi kaluar bashkë(Mehmeti) në Vlorë e Mallakastër, ditë kur fraksioni tradhtar i Xhepit na pat minuar organizatën dhe na e pat katandisur për ditë të hallit, e nuk mund të harrohet kurrë. Jeta jonë në brigadë e cila më ndihmën tënde serioze dhe me drejtimin e Partisë sonë e me sakrificat e partizaneve është bërë tmerr i reaksionit nuk mund të harrohet. Për më tepër puna konkretet që ti ke bërë për partinë tonë në përgjithësi është e paharrueshme, për ne, si për gjithë komunistët shqiptarë, sharrohen kurrë sakrificat personale që ti ke bërë për partinë tonë, duke mos lënën mal, fushë e lum pa kapërcyer duke vënë jetën kaq herë në rrezik. Nuk kishim parti, por ishim komunistë bashibozukë ishim një turli me zarzavate të hidhura e me udhëzimet e Miladinit dhe të tuat me ndihmat tuaja, mundëm të seleksionohemi, të formojnë partinë tonë Komuniste, ta forcojmë. Na dhatë dorën na mësuat, na ngritët si foshnja nënën e na bëtë të jemi në gjendje te ecim me këmbët tona. Me një Komitete Qendror tonin, me një organizatë tonën me një vijë tonën, të njohur e të aprovuar ngas Internacionalja komuniste. Dhe kemi besim të plotë si neve komunistët ashtu dhe populli mbarë se Partia jonë Komuniste është në gjendje që të drejtojë popullin drejt objektivit final”…

22/IV/44 Fiqeret Snaxhaktari Mehmet Shehu

Nga letra e Shtabit të Brigadës I dërguar D. Mugoshës

“Shokut Sali Murati. I dashur shok, Letrën tënde të 22 marsit e kënduam. Nga përmbajtja e saj u prekëm, u entuziazmuam, u inkurajuam, u udhëzuam. Në fillim kur u largove nga rrethi i kësaj familje sonë të madhe që quhet Brigada e I na dukesh vehtja sikur na mungonte diçka kryesore, na dukej vehtja si jetimë të pa nënë. Po dalë nga dalë u mësuam të ecim mbi këmbët tona, ashtu siç na kishe mësuar ti dhe Partia, duke na hequr prej dore në fillim si mëma e mirë që heq prej dore foshnjën e mbarë që premton shumë. Malli i madh na ka marrë për ty, por dimë që puna e tepërt s’të lejon të vish tek ne e të çmallosemi. Shoku Salë, Prej 15 gushtit e deri më sot kemi bërë shumë përpjekje, kemi qenë në luftime të vazhdueshme me okupatorin dhe armiqtë e popullit… Të fala shoqërore ne emër të Brigadës së parë komandanti dhe vula”.

 

SHKARKO APP