Kur Helmut Kohl afroi në politikë Angela Merkel

 

Nga Roland Qafoku

Këto dy foto janë sa 2 mijë fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në foton e parë në të djathtë ndodhet ish-kancelari legjendar i Gjermanisë, Helmut Kohl dhe në të majtë kancelarja aktuale Angela Merkel, një produkt politik ekskluziv i tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kancelar dhe kryetar i CDU që nga viti 1982 deri në vitin 1998, Kohl quhet ndryshe edhe kancelari që bashkoi dy Gjermanitë dhe të vemtin krahasim e bëjnë me Otto von Bismark.

Ishte Helmut Kohl ai që afroi Angelan nga Gjermania Lindore të bëhej pjesë e organeve të larta politike dhe më pas ministre në kabinetin e tij.

Dhe një ditë ajo arriti majën duke u bërë kancelare, e para femër në historinë e Gjermanisë.

Dhe çfarë kancelare se.

Revista amerikane “Time” e ka shpallur disa herë gruaja më e pushtetshme në botë, por edhe njeriu më i pushtetshëm në botë. Natyrisht Merkel nuk e arriti këtë pushtet dhe sukses politik duke qendruar nën sqetullën e Helmut Kohl.

Ajo gjithnjë ka shprehur mirënjohjen dhe respektin më të madh ndaj tij duke e cilësuar arkitektin e Gjermanisë së bashkuar dhe të BE.

Analistët dhe historianët shprehen se ka diçka të ngjashme në politikën qeverisëse të Merkel me atë të Kohl (Fotoja e dytë, Kohl i ulur në karrigen me rrota duke i puthur dorën kancelares Merkel), por ajo asnjëherë nuk e drejtoi partinë dhe Gjermaninë nën trysninë, ndikimin apo edhe linjës së asaj që mendon aktualisht Helmut Kohl.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?