Kur Kryemistri guxon me veshjen

Kryeministri i vendit, njihet tashmë për rëndësinë që i jep paraqitjes e sidomos veshjes. Një artist që di të kombinojë e të ndërthurë elementë të veshjeve institucionale dhe me përditshmet, e që për këtë e ka një meritë.

Të njëjtën gjë kishte bërë dhe dje, në Konferencën për prezantimit e sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit “Lejet online të ndërtimit”. Kishte kombinuar veshjen e tij zyrtare, një kostum me një element modern, të përditshmërisë siç janë atletet. Ndoshta është lodhur nga këpucët gjatë gjithë kohës dhe ka gjetur “rehat” me atletet.

Gjithsesi nuk është se Kryeministri Rama nuk ka guxuar më parë të përshtatë të tillë veshje por sot ishte e veçantë për shkak të tematikës dhe vendit që ishte prezent, në një konferencë, ku të pranishëm ishin dhe pa diskutim, trupa diplomatike dhe investitorë vendas e të huaj.

SHKARKO APP